SHBA kërkon “ringjalljen” e NATO-s

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA kërkon “ringjalljen” e NATO-s

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë rindërtimin dhe fuqizimin e aleancës ushtarake transatlantike, NATO.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në udhëtimin e tij të parë në Bruksel,  pas  takimit me  Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, tha se vizita e tij kishte synim përmirësimin e marrëdhënieve me aleatët.

 

ANTONY BLINKEN

Advertisement

SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT

 

“Unë jam këtu pjesërisht për të ndarë disa nga mendimet tona fillestare me aleatët tanë të NATO-s, Por mbase edhe më e rëndësishme, unë jam këtu për të dëgjuar dhe konsultuar sepse kjo është ajo që bëjnë aleatët. Unë kam ardhur këtu për të shprehur përkushtimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s. Shtetet e Bashkuara duan të rindërtojnë partneritetin tonë, para së gjithash me aleatët tanë të NATO-s, ne duam të ringjallim aleancën.”

 

Advertisement

Ish-presidentit amerikan , Donald Trump,gjatë presidencës së tij e kishte kritikuar shpesh herë anëtarësimin në NATO, duke e cilësuar atë si të vjetëruar.

 

Ndërkohë Blinken vuri ne dukje edhe shqetësimin e Shteteve të Bashkuara mbi  gazsjellësin  “Nord Stream 2”, që po ndërtohet nga Rusia në Gjermani. Kryediplomati amerikan tha se ky investim bie në kundërshtim me  interesat e Bashkimit Evropian.

 

Advertisement

“Presidenti Biden ka qenë shumë i qartë, ai beson se gazsjellësi është ide e keqe, e keqe për Evropën, e keqe për Shtetet e Bashkuara, në fund të fundit është në kundërshtim me vetë qëllimet e BE-së për siguri. Gasjellësi ka potencial për t’i minuar interesat e Ukrainës, Polonisë dhe disa partnerëve dhe aleatëve të ngushtë”

 

Sekretari amerikan i shtetit, do të zhvillojë bisedime me udhëheqësit e Bashkimit Evropian si pjesë e përpjekjeve të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, për të përmirësuar raportet transatlantike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy