SHBA ndëshkon 13 kompani për shkelje të sanksioneve ndaj Iranit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shtetet e Bashkuara vendosën të enjten sanksione ndaj disa kompanive me bazë në Kinë, Hong Kong dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat Uashingtoni i akuzon për shkelje të sankioneve duke mundësuar shitjen e produkteve petrokimike dhe produkteve të naftës për blerësit në Azinë Lindore.

 

 

Masa e fundit amerikane kundër tregtisë së paligjshme të naftës iraniane vjen pas ngecjes së përpjekjeve për rikthimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Iranin dhe kur raportet e Republikës Islamike me Perëndimin janë gjithnjë e më të tensionuara, ndërsa iranianët vazhdojnë protestat antiqeveritare.

Advertisement

 

 

Uashingtoni po vë gjithnjë e më shumë në shënjestër kompanitë kineze lidhur me eksportin e produkteve petrokimike, ndërsa shpresat për rikthimin tek marrëveshja bërthamore janë zbehur.

 

Advertisement

 

Departamenti amerikan i Thesarit tha në një deklaratë se 13 kompanitë ndaj të cilave u vendosën sanksione, të enjten lehtësuan shitjen e produkteve petrokimike iraniane dhe produkteve të naftës, në vlerë prej qindra miliona dollarësh për blerësit në Azinë Lindore.

 

 

Advertisement

Sipas Uashingtonit, tregtia u bë në emër të kompanive nën sanskione amerikane, duke përfshirë Kompaninë Kombëtare iraniane të Naftës dhe kompaninë tjetër iraniane “Trillians Petrochemical Co. Ltd”.

 

 

“Veprime e sotme janë një shembull i metodave komplekse të shamgies së sanksioneve që Irani përdor për të shitur naftë dhe produkte petrokimike në mënyrë të jashtëligjshme”, tha në një deklaratë nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Zbulimin Financiar, Brian Nelson.

Advertisement

 

 

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të zbatojnë sanksione kundër atyre që lehtësojnë këto shitje”, shtoi ai.

 

Advertisement

 

Misioni iranian në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork nuk u përgjigj menjëherë në kërkesën për një koment të agjencisë së lajmeve Reuters

 

 

Advertisement

Mes kompanive të ndëshkuara nga Departamenti amerikan i Thesarit ishin edhe disa firma me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Hong Kong, të cilat akuzohen për lidhjet e tyre me kompaninë iraniane “Triliance Petrochemical Co. Ltd”.

 

 

Sipas Uashingtonit, vendimi për përcaktimin e tyre shënjestron shmangien e sanksioneve amerikane nga firma me bazë në Hong Kong.

Advertisement

 

 

Departamenti i Thesarit vuri në listë edhe kompaninë me bazë në Dubai, “Access Tehnology Trading L.L.C.”, e cila akuzohet për blerje në vlerë prej dhjetëra miliona dollarësh të një dërgese kineze të produkteve petrokimike nga Kompania Tregtare e Industrisë Petrokimike e Gjirit Persik, ndaj së cilës Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione.

 

Advertisement

 

Kompania me bazë në Kinë “Trading Import and Export Trace Co. Ltd.” është gjithashtu në listë. Uashingtoni e akuzon atë për lehtësimin e një dërgese nafte për një klient të huaj të Kompanisë Kombëtare iraniane të Naftës.

 

 

Advertisement

Agjencia e lajmeve Reuters nuk arriti të kontaktonte kompanitë për një koment.

 

 

Vendimi i së enjtes ngrinë çdo pasuri amerikane të kompanive të vendosura në listën e atyre që kanë shkelur sanksionet ndaj Iranit, dhe në përgjithësi u ndalon amerikanëve që të bashkëpunojnë me to.

Advertisement

 

 

Ata që angazhohen në transaksione financiare me këto kompani rrezikojnë të goditen nga sanksione të reja amerikane.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy