SHBA: Një gjykatës bllokon urdhrin për vaksinimin e detyruar të punonjësve federalë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA: Një gjykatës bllokon urdhrin për vaksinimin e detyruar të punonjësve federalë

Një gjykatës në Teksas lëshoi një urdhër mbarëkombëtar të premten që ndalon qeverinë federale të zbatojë kërkesën e Presidentit Joe Biden që punonjësit federalë të vaksinohen për COVID-19.

Gjyqtari Jeffrey Brown, i emëruar nga ish-Presidenti Donald Trump, arriti në përfundimin se kundërshtarët e urdhrit për vaksinim për punonjësit federalë, kishte të ngjarë të fitonin në procesin gjyqësor që kanë hapur kundër këtij urdhri dhe bllokoi qeverinë që ta zbatojë atë.

Zoti Biden njoftoi në shtator se më shumë se 3.5 milionë punonjësit federalë duhej të vaksinoheshin, pa pasur alternativën të testoheshin rregullisht, me përjashtim të rasteve kur sigurojnë një autorizim mjekësor apo kanë arsye fetare që të mos vaksinohen.

Ata që kundërshtonin urdhrin rrezikonin të humbnin punën, sipas një urdhri ekzekutiv të nënshkruar nga Presidenti Biden.

Advertisement

Gjykatësi Brown argumentoi se pyetja që shtrohej ishte “nëse presidenti “mund t’u kërkojë, vetëm me firmën e tij dhe pa mendimin e Kongresit, miliona punonjësve federalë që t’i nënshtrohen një procedure mjekësore si kusht për punësimin”. Ai shtoi, se në “bazë të legjislacionit, siç është shprehur së fundmi nga Gjykata e Lartë, ky është tejkalim kompetencash”.

Departamenti i Drejtësisë tha se do ta apelojë vendimin.

Padia ishte paraqitur nga organizata “Feds for Medical Freedom”, “Punonjësit federalë për lirinë mjekësore”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy