SHBA ofron 10 mln dollarë kush jep për informacion për liderin e Shtetit Islamik në Afganistan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA ofron 10 mln dollarë kush jep për informacion për liderin e Shtetit Islamik në Afganistan

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar 10 milionë dollarë si shpërblim për ata që kanë informacione që ndihmojnë në identifikimin e liderit të degës së grupit, Shtetit Islamik në Afganistan (IS-K).

Departamenti amerikan i Shtetit ka ofruar edhe 10 milionë dollarë shpërblim për informacion që do të ndihmonte në arrestimin dhe gjykimin e personave përgjegjës për sulmin me bombë vetëvrasëse jashtë aeroportit të Kabulit në gusht të vitit të kaluar.

Si pasojë e këtij sulmi kanë vdekur të paktën 173 persona, përfshirë 13 ushtarë amerikanë.

Përgjegjësinë për këtë sulm e pati marrë IS-K.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy