SHBA, pritet heqja e kufizimeve mbi udhëtimet nga 8 vende të Afrikës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA, pritet heqja e kufizimeve mbi udhëtimet nga 8 vende të Afrikës

Administrata Biden do të heqë kufizimet e vendosura mbi udhëtimet nga tetë vende që i përkasin jugut të Afrikës, të cilat u vendosën muajin e kaluar për shkak të shqetësimeve në lidhje me variantin tejet ngjitës të koronavirusit, atë Omicron. Lajmi u konfirmua për agjencinë e lajmeve ‘Reuters’ nga një zyrtar i lartë i administratës.

 

Shtetasit e huaj, të cilëve u është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak se kanë qenë banorë të një prej këtyre tetë vendeve, do të lejohen përsëri të fluturojnë drejt SHBA-së prej datës 31 dhjetor.

 

Advertisement

Më 29 nëntor Uashingtoni ndaloi pothuajse të gjithë shtetasit e huaj që kishin qenë kohët e fundit, apo që janë banorë të Afrikës së Jugut, Botsvanës, Zimbabves, Namibisë, Lesotos, Esuatinit, Mozambikut dhe Malavit, me qëllimin për të mënjanuar çdo rrezik mbi variantin e zbuluar në Afrikën e Jugut.

 

Zyrtari tha se agjencitë e shëndetit publik kishin rekomanduar heqjen e kufizimeve të udhëtimit pasi sipas tyre mbajtja në fuqi nuk do të kishte një ndikim të rëndësishëm në rastet e reja me COVID në SHBA duke pasur parasysh përhapjen aktuale, faktin se një vaksinë specifike kundër Omicron-it nuk është e nevojshme dhe se vaksinat ekzistuese apo dozat përforcuese janë shumë efektive.

 

Advertisement

“Kjo pauzë në udhëtime e ka bërë punën e vet. Na dha kohë për të kuptuar dhe analizuar variantin e ri”, i tha agjencisë ‘Reuters’ zyrtari amerikan, i cili nuk pranoi të identifikohej pasi vendimi nuk është bërë ende publik./VOA

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy