SHBA-Rusi gati për bisedime/ “Mund të punojmë së bashku”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA-Rusi gati për bisedime/ “Mund të punojmë së bashku”

Raportet ruso-amerikane u tensionuan edhe më shumë që nga muaji mars, kur presidenti Xho Bajdën tha se e konsideronte homologun Putin si një “vrasës”, duke bërë që Moska të tërheqë për konsultime ambasadorin e saj në SHBA, i cili ende nuk është rikthyer. Tashmë duket se kursi po ndryshon. Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, në takimin e tij të parë me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov,  foli me një ton optimist për bisedimet, duke thënë se të dyja palët gjithsesi mund të gjejnë mënyra për të punuar së bashku.

 

ANTONY BLINKEN

SEKRETAR I SHTETIT, SHBA

Advertisement

 

“Nuk është sekret që kemi mosmarrëveshjet tona dhe se Uashingtoni do t’u përgjigjet akteve agresive nga Rusia, por bota do të jetë më e sigurt nëse liderët e të dy vendeve punojnë së bashku. Presidenti Biden dëshiron një marrëdhënie të parashikueshme e të qëndrueshme me Rusinë.”

 

Ndërkohë, ministri Lavrov, në hapjen e takimit në Rejkjavik tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë dallime serioze por duhet të bashkëpunojnë në sfera ku interesat afrohen.

Advertisement

 

SERGEI LAVROV

MINISTER I JASHTEM, RUSI

 

Advertisement

“Qëndrimi ynë është i qartë, ne jemi gati të diskutojmë me ndershmëri të gjitha cështjet pa përjashtim, por nën perceptimin që diskutimi do të jetë i sinqertë, me faktet në tryezë dhe natyrisht në bazë të respektit të ndërsjellë”.

 

Sekretari Blinken kërkoi që Rusia të lirojë shtetasit amerikanë Paul Whelan dhe Trevor Reed, ndërsa ngriti shqetësime rreth dislokimeve ushtarake të Rusisë në Ukrainë dhe përreth, si dhe ngriti çështjen e shëndetit të kritikut të ndaluar të Kremlinit Alexei Navalny.

 

Advertisement

Ndërsa kishte gjysmë ore që po zhvillohej takimi, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj disa anijeve dhe subjekteve ruse të përfshira në ndërtimin e tubacionit Nord Stream 2 prej 11 miliardë dollarësh që pritet të çojë gazin rus nga Arktiku në Gjermani.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy