SHBA shkatërron një anije me “materiale shpërthyese” nga Irani

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Marina amerikane tha të martën se ka shkatërruar një anije që po transportonte “materiale shpërthyese” nga Irani për rebelët Huthi në Jemen.

 

 

Anija, të cilën marina amerikane e kapi më 8 nëntor në Gjirin e Omanit, u fundos të dielën, tha Flota e Pestë e Shteteve të Bashkuara, me bazë në Bahrejn.

Advertisement

 

 

“Anija dhe katër anëtarët e ekuipazhit të saj jemenas u kapën derisa po kalonin transit nga Irani, përgjatë një rruge që historikisht përdoret për të trafikuar armë për rebelët Huthi në Jemen”, thuhet në deklaratën e marinës amerikane.

 

Advertisement

 

Forcat amerikane zbuluan më shumë se 100 tonë plehëra të uresë dhe mbi 70 tonë perklorat amoniumi – përbërës kyçë për prodhimin e karburantit të raketave dhe eksplozivëve, thuhet po ashtu në deklaratë.

 

 

Advertisement

“Kjo është një sasi masive e materialit shpërthyes, e mjaftueshme për dhjetëra raketa balistike me rreze të mesme veprimi, varësisht madhësisë së tyre”, tha zëvendësadmirali amerikan, Brad Cooper.

 

 

“Transferimi i paligjshëm i ndihmës vdekjeprurëse nga Irani nuk kalon pa u vënë re”, shtoi ai.

Advertisement

 

 

Katër marinarët jemenas iu dorëzuan rojës bregdetare jemenase.

 

Advertisement

 

Lufta në Jemen ka shpërthyer në vitin 2014, kur rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani, kanë pushtuar kryeqytetin Sana.

 

 

Advertisement

Kjo ka bërë që një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite të ndërhynte disa muaj më vonë, për të mbështetur Qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit.

 

 

Që atëherë, lufta ka lënë të vrarë qindra mijëra njerëz dhe ka çuar vendin në prag të urisë.

Advertisement

 

 

Një armëpushim i ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara, që ka hyrë në fuqi në muajin prill, i ka zvogëluar armiqësitë, por ai armëpushim ka skaduar më 2 tetor dhe luftimet vazhdojnë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy