SHBA sjell sërish trupa në Europë/ Edhe Rusia forcon kufirin me Ukrainën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA sjell sërish trupa në Europë/ Edhe Rusia forcon kufirin me Ukrainën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaroi se do të rrisë numrin e trupave ushtarake në Evropën Lindore, mes tensioneve Ukrainë-Rusi. “Nuk do të jetë një numër i madh” – u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë, teksa përsëriti se ushtarët nuk do të dërgohen në Ukrainë, e cila nuk është anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Shtimi i trupave vendet e Europës shihet si një presion ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

 

Sekretari amerikan i Mbrojtjes nënvizoi se Kremlini  ka tashmë aftësinë ushtarake për të vepruar kundër Ukrainës.

Advertisement

 

LLOYD AUSTIN 

SEKRETAR I MBROJTJES, SHBA

“Nuk besojmë se presidenti Putin ka marrë një vendim përfundimtar për t’i përdorur këto forca kundër Ukrainës, por tani është e qartë që ai e ka aftësinë ta bëjë një gjë të tillë.”

Advertisement

 

Ndërkohë gjenerali amerikan, Mark Milley, tha se formacionet ruse pranë kufirit shkojnë përtej forcave tokësore, ajrore dhe detare dhe përfshijnë edhe luftën kibernetike dhe aftësitë logjistike.  Ai  theksoi se pushtimi i Ukrainës do të ishte “i tmerrshëm” dhe do të rezultonte me një numër të madh viktimash.

 

Nga ana tjetër, Moska ka shtuar një numër zyrtarësh të Bashkimit Evropian në listën e personave të padëshiruar. Rusia futi në listën e zezë krerët e disa kompanive ushtarake evropiane, disa anëtarë të shërbimeve të sigurisë, ligjvënës të BE-së dhe zyrtarë të tjerë. Moska i bën ata përgjegjës për promovimin e politikave antiruse.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy