SHBA tërhiqet nga OBSH/ Vendimi vjen pas kritikave të Trump për menaxhimin e pandemisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA tërhiqet nga OBSH/ Vendimi vjen pas kritikave të Trump për menaxhimin e pandemisë

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka njoftuar Kongresin dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara se SHBA-të po tërhiqet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Mediat amerikane shkruajnë se data e tërheqjes do të jetë në korrik të vitit të ardhshëm.

Presidenti amerikan kishte paralajmëruar më herët tërheqjen e SHBA-ve nga OBSH. Ai e ka kritikuar vazhdimisht Organizatën Botërore të Shëndetësisë për trajtimin e pandemisë, dhe që nuk i ka njoftuar shtetet në kohë që kur koronavirusi u shfaq për herë të parë në kinë.

Senatori demokrat Robert Menendez në komitetin e marrëdhënieve me jashtë me anë të një postimi në tëitter tha se kongresi ka pranuar kërkesën për tërheqjen e SHBA-ve nga OBSH, në mesin e një periudhe që vendi po përballet ashpër me pandeminë.

Advertisement

Organizata botërore e shëndetit ndërkohë nuk ka reaguar ende për vendimin e administratës amerikane.

SHBA tërhiqet nga OBSH/ Vendimi vjen pas kritikave të Trump për menaxhimin e pandemisë shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy