minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
SHBA vendos tjetër rekord negativ, 65 mijë të infektuar vetëm në një ditë - Struga.info


SHBA vendos tjetër rekord negativ, 65 mijë të infektuar vetëm në një ditë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA vendos tjetër rekord negativ, 65 mijë të infektuar vetëm në një ditë

Pandemia e koronavirusit ka shënuar një rekord të ri: 12.4 milionë të infektuar gjithësej në shkallë globale, sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins.

SHBA kryesojnë botën me mbi 3,054,695 infeksione, ose një të katërtën e rasteve globale, përfshirë më shumë se 65 mijë raste të reja të mërkurën. Kjo ishte shifra më e madhe e rasteve të reja që kur filloi pandemia.

Të paktën pesë shtete amerikane – Kalifornia, Teksasi, Tenesi, Virxhinia Perëndimore dhe Jutah shënuan numra rekord të mërkurën. Zyrtarët e shëndetësisë kanë paralajmëruar se spitalet në disa shtete janë pranë kapacitetit maksimal.

SHBA po ashtu kryeson me numrin e vdekjeve. 135,800 viktima në SHBA përfaqësojnë afro 1/4 e 557,500 viktimave në shkallë globale.

Advertisement

Ndërkaq, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka krijuar një komision të pavarur për të analizuar reagimin ndaj pandemisë. Shefi i OBSH tha se komisioni do t’i japë mundësi botës “të kuptojë të vërtetën për rrjedhën e ngjarjeve dhe zgjidhjet për të krijuar një të ardhme më të mirë për njerëzimin”.

Njoftimi i shefit të OBSH-së pasoi kritikat e Presidentit Trump ndaj organizatës ndërkombëtare për reagimin e saj ndaj pandemisë duke deklaruar të martën tërheqjen zyrtare të SHBA nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ky hap u kritikua nga aktivistë të shëndetit publik dhe kundërshtarë të presidentit.

Në Australi, pesë milionë banorë në qytetin më të madh të vendit, Melburn, filluan një periudhë izolimi gjashtë-javësh si rezultat i ritmeve alarmuese të përhapjes së infeksionit.Banorët janë urdhëruar të qëndrojnë në banesa, përveçse në rastet kur duhet të shkojnë në punë, shkollë, në dyqane ushqimesh apo te mjeku. Masat u morën disa ditë pasi zyrtarët në shtetet në kufi me Viktorian dhe Nju Sauth Uejllsin bllokuan lëvizjet nga Melburni pasi të hënën u raportuan 127 infeksione të reja.

Në Japoni, kanali i transmetimeve publike, NHK njoftoi 224 raste të reja në Tokio të enjten, një shifër rekord për kryeqytetin e vendit./VOA

Advertisement

The post SHBA vendos tjetër rekord negativ, 65 mijë të infektuar vetëm në një ditë appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy