Shefi ekzekutiv i Pfizer: Një variant më i fortë mund të dalë, por do të jemi gati

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shefi ekzekutiv i Pfizer: Një variant më i fortë mund të dalë, por do të jemi gati

Shefi Ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla deklaroi se një variant i ri koronavirusi që mund t’i rezistojë vaksinave mund të shpërthejë.

Megjithatë, ai u shpreh se Pfizer do të jetë në gjendje të prodhojë një vaksinë të re për të goditur variantet e reja, 95 ditë nga dalja e tij.

“Sa herë që shfaqet një variant në botë, shkencëtarët tanë nisin punën me shpejtësi. Ata bëjnë kërkime për të parë nëse ky variant mund t’i shpëtojë mbrojtjes së vaksinës sonë. Ne nuk kemi identifikuar ende asnjë, por besojmë se ka të ngjarë që një ditë, njëra prej tyre të dalë.

Ne kemi ndërtuar një proces që brenda 95 ditëve nga dita kur identifikojmë një variant shqetësues, të jemi në gjendje të kemi një vaksinë të përshtatur kundër këtij varianti”, u shpreh Bourla.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy