Shefi i AstraZenecas: Të mos nxitojmë për dozën e tretë të vaksinës kundër COVID

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shefi i AstraZenecas: Të mos nxitojmë për dozën e tretë të vaksinës kundër COVID

Shefi Ekzekutiv i kompanisë farmaceutike AstraZeneca, Pascal Soriot tha se doza shtesë të vaksinës kundër COVID-it mund të mos jenë të nevojshme për të gjithë në Britani dhe nxitimi për një shpërndarje mbarëkombëtare të dozave të treta rrezikon të vërë nën presion shtesë Shërbimin Kombëtar Shëndetësor (NHS).

“Ne kemi nevojë për rezultatin e provave klinike të mbledhura nga gjendja reale para se të marrim një vendim për dozën e tretë,” shkruante zoti Soriot në gazetën Telegraf.

Ai më tej shtoi se: “mobilizimi i sistemit të shëndetësisë për një dozë përforcuese të panevojshme do të shtonte potencialisht barrën mbi Shërbimin Kombëtar Shëndetësor gjatë muajve të dimrit”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy