Shefi i inteligjencës ruse konfirmon thirrjen me homologun e tij të CIA-s

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shefi i inteligjencës ruse konfirmon thirrjen me homologun e tij të CIA-s

Sergei Naryshkin, kreu i inteligjencës së jashtme ruse, deklaroi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me William Burns, homologun e tij të inteligjencës amerikane në CIA, muajin e kaluar, raporton agjenica e lajmeves TASS.

Kjo telefonatë u bë pasi udhëheqësi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe luftëtarët e tij organizuan një rebelim të shkurtër kundër Moskës.

Qëllimi i thirrjes u tha se ishte që Burns të siguronte Moskën se Shtetet e Bashkuara nuk kishin asnjë përfshirje në kryengritje, raporotojnë mediat amerikane.

Naryshkin konfirmoi se Burns “ngriti temën për ngjarjet e 24 qershorit”, duke iu referuar ditës kur mercenarët morën kontrollin e qytetit rus Rostov-mbi-Don dhe përparuan afërsisht 780 kilometra drejt Moskës përpara se të ndalonin befas marshimin e tyre dhe të arrinin një zgjidhje me Kremlinin.

Advertisement

Naryshkin përmendi se telefonata zgjati rreth një orë dhe tha: “Ne diskutuam veprimet që do të ndërmerren në lidhje me Ukrainën”.

Naryshkin i tha TASS se negociatat për luftën do të zhvillohen në një moment.

Agjencia e lajmeve nuk specifikoi nëse kjo ishte pjesë e bisedës së tij me Burns.

“Është e natyrshme që negociatat do të jenë të mundshme herët a vonë, sepse çdo konflikt, përfshirë konfliktin e armatosur, përfundon me negociata, por kushtet për këto ende duhet të piqen”, citohet të ketë thënë Narychkin.

Advertisement

Nuk ka pasur asnjë koment nga CIA mbi deklaratat e Naryshkin.

Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur në mënyrë të përsëritur parimin se “asgjë [nuk do të flitet]për Ukrainën, pa Ukrainën”, që do të thotë se vendet e tjera nuk duhet të negociojnë të ardhmen e vendit në emër të saj.

I pyetur për raportin, këshilltari presidencial ukrainas Mykhaylo Podolyak i tha Reuters se nuk mund të ketë negociata me njerëz si Naryshkin.

“Sot, dikush si Naryshkin nuk ka asnjë ndikim se si do të përfundojë kjo luftë”, tha Podolyak. “Kjo elitë ruse i percepton ngjarjet plotësisht në mënyrë joadekuate, kështu që nuk ka asgjë për të folur me ta”.

Advertisement

Ukraina, e cila nisi një kundërofensivë muajin e kaluar,ka deklaruar se nuk do të angazhohet në negociata për momentin.

Arsyeja e këtij vendimi është se hyrja në bisedime potencialisht mund të çojë në një ngërç në fushëbetejë, me Rusinë që ende pushton një pjesë të konsiderueshme të territorit ukrainas.

Kievi është i shqetësuar se nëse vendoset një armëpushim për qëllime të bisedimeve, Rusia do ta shfrytëzonte atë si një mundësi për të rigrupuar dhe forcuar pozicionet e saj./R.E.L

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy