Shefi i Wagner fajëson liderët rusë të mbrojtjes për ushtarët e vrarë: Do mbani përgjegjësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shefi i Wagner fajëson liderët rusë të mbrojtjes për ushtarët e vrarë: Do mbani përgjegjësi

Kreu i kompanisë private ushtarake Wagner ka bërë përgjegjës ministrin rus të mbojtjes, Sergei Shoigu, dhe shefin e forcave të armatosura gjeneral, Valery Gerasimov, për dhjetëra mijëra ushtarë të vrarë dhe të plagosur.

 

Këtë deklarata vijnë në sagën e fushatës së tij kritike kundër udhëheqjes ushtarake ruse.

 

Advertisement

“Të vdekurit dhe të plagosurit dhe këta janë dhjetëra mijëra burra  qëndrojnë në ndërgjegjen e atyre që nuk na dhanë municione”, tha shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin në një deklaratë video të publikuar të premten në Telegram. “Për dhjetëra mijëra të vrarë dhe të plagosur, ata do të mbajnë përgjegjësi para nënave dhe fëmijëve të tyre dhe unë do të sigurohem për këtë”, shtoi ai. 

 

Në të njëjtin mesazh video, Prigozhin vlerësoi ish-zëvendësministrin e mbrojtjes, Mikhail Mizintsev, i cili tha se së fundi i është bashkuar Grupit Qagner si zëvendëskomandant i tij.

 

Advertisement

Më herët të premten, Prigozhin njoftoi se Grupi Wagner po largohet nga qyteti i rrethuar lindor i Ukrainës, Bakhmut, më 10 maj , duke përmendur mungesën e furnizimeve me municion për të cilin Prigozhin fajëson komandën ushtarake të Rusisë, raporton CNN.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy