
Japonia ka regjistruar viktimën e tretë, që dyshohet se ka humbur jetën pas injektimit të dozave të vaksinës Moderna.
Ministria japoneze e shëndetësisë njoftoi se një 49-vjeçar ndërroi jetë më 11 Gusht, një ditë pasi i ishte injektuar një dozë e kësaj vaksine.
Ai kishte marrë dozën që i përkiste të njëjtave linja prodhimi të importuara nga një firmë spanjolle, që dyshohen se i shkaktuan vdekjen 2 personave të tjerë , po gjatë gushtit.
Për dy vdekjet e para, ekspertët hodhën poshtë mundësinë se dozat mund të kenë qenë të kontaminuara me mbetje metalike të dëmshme për shëndetin.
Advertisement
Analizat treguan se copëzat metalike ishin prej inoksi dhe me shumë gjasa mund t’i kenë pasur aget e shiringave.