Shërbimi sekret britanik: Thuajse e pamundur që Rusia të ketë arritur planet e para pushtimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shërbimi sekret britanik: Thuajse e pamundur që Rusia të ketë arritur planet e para pushtimit

Në Ukrainë, mbetet “shumë e pamundur” që Rusia të ketë arritur qëllimet e saj të përcaktuara në planin para pushtimit.

 

Këtë e theksoi Ministria Britanike e Mbrojtjes, duke publikuar raportin e fundit të inteligjencës për situatën në Ukrainë.

 

Advertisement

“Mbetet shumë e pamundur që Rusia të ketë arritur me sukses qëllimet e përshkruara në planin e saj para pushtimit. Forcat tokësore ruse vazhdojnë të bëjnë përparim të kufizuar. Problemet logjistike vazhdojnë që penguan përparimin rus, si dhe rezistencën e fortë ukrainase.” .

 

Në ditën e 16 të agresionit rus ndaj Ukrainës, vazhdon të bëhet një beteje shumë e fortë për Kievin vecanërisht, teksa kryeqytetit vazhdon të rezistojë fort ndërsa luftime të ashpra po zhvillohen në disa zona të tjerë të vendit përfshirë Mariupolin dhe Kharkivin.

 

Advertisement

Të dhënat mbi numrin e viktimave janë shumë kontradiktore, teksa Ukraina flet për shumë civile të vrarë nga ana e ruseve ndërsa po ashtu autoritetet ukrainase thonë se Rusia ka humbur mijëra ushtare deri më tani.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy