Shifrat alarmante të Covid-19 në botë/ Mbi 10 milionë të infektuar dhe 500 mijë viktima

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shifrat alarmante të Covid-19 në botë/ Mbi 10 milionë të infektuar dhe 500 mijë viktima

Shifrat alarmante të Covid-19 në botë/ Mbi 10 milionë të infektuar dhe 500 mijë viktima

Ka arritur mbi 10 milionë numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19 në botë. Ndërkohë deri tani pandemia koronavirus ka marrë jetën e gati gjysmë milionë personave në shtatë muaj.

Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur se ky numër është dyfishi i virusit sezonal influence që shënohet çdo vit.

Nga ana tjetër, kjo rritja e numrit të rasteve vjen pas lirimit të masave të kufizimit nga shumë shtete të prekura, për të mundësuar kthimin në punë dhe lëvizjen e lirë.

Advertisement

Amerika Veriore, Latine, dhe Evropa, shënojnë nga 25% të rasteve, derisa Azia dhe Lindja e Mesme shënojnë 11% të rasteve, raporton Reuters.

Rastet e para të koronavirusit u shfaqën më 10 janar në Vuhan të Kinës, ku më pas ky virus u përhap shumë shpejtë në Evropë, SHBA dhe Rusi.

India dhe Brazili janë shtetet më të prekura me nga 10,000 raste në ditë në këtë valë të re të koronavirusit.

Shtetet e Bashkuara që kishin raportuar numrin më të madh të rasteve në botë me koronavirus, kanë arritur të ulin shifrat në muajin maj, por në javët e fundit është shënuar rritje e rasteve në zonat që më parë nuk ishin të prekura.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy