Shifrat në ulje/ Vetëm 88 të vdekur nga koronvirusi, Italia ka vetëm 177 raste të reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shifrat në ulje/ Vetëm 88 të vdekur nga koronvirusi, Italia ka vetëm 177 raste të reja

Shifrat në ulje/ Vetëm 88 të vdekur nga koronvirusi, Italia ka vetëm 177 raste të reja

Që nga fillimi i pandemisë së Covid-19, në Itali janë regjistruar të paktën 234,013 persona. Brenda 24 orëve ka pasur 177 të prekur më shumë. Por kjo shifër është përgjysmuar e krahasur me numrin e të prekurve një ditë më parë kur ishin regjistruar 321 gjithsej.

Në përmirësim shfaqet ditë pas ditë situata në sistemin shëndetësor. Aktualisht janë 5503 pacientë të shtruar në regjim spitalor e 338 në repartet e terapisë intesive. Pacientë të shëruar deri më sot janë 161 895 dhe janë 957 pacientë të shëruar më shumë se një ditë më parë. Persona aktivë pozitiv me Covid 19 aktualisht janë 38 429. Më datë 3 qershor qeveria italiane ka vendosur hapjen e kufijve mes 21 rajoneve italiane si dhe kufijtë e jashtëm me të gjitha vendet anëtare të BE dhe të zonës Schengen.

Coronavirus in Italia, il bollettino del 4 giugno: 234.013 casi positivi e 33.689 morti

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy