“Shkatërrohen plotësisht forcat ruse” në aeroportin e Kievit/ Rimerret nën kontroll nga Ukraina

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Shkatërrohen plotësisht forcat ruse” në aeroportin e Kievit/ Rimerret nën kontroll nga Ukraina

Zyrtarë ukrainas bëjnë me dije se ushtria ka arritur të rimarrë nën kontroll aeroportin Antonov në periferi të Kievit, pasi ishte marrë nga forcat ushtarake ruse.

 

Këshilltari i shefit të zyrës presidenciale Oleksii Arestovych në Ukrainë ka thënë se forcat ruse janë shkatërruar plotësisht pas një kundërpërgjigje nga trupat ukrainase.

 

Advertisement

“Forca sulmuese ruse në aeroportin Hostomel u shkatërrua plotësisht. Objekti është tërësisht nën kontrollin e Forcave të Armatosura të Ukrainës”, tha Arestovych.

 

Aeroporti që ndodhet vetëm 25 kilometra nga Kievi ra në duart e forcave ajrore ruse mesditën e sotme pas një sulmi me dhjetra helikopterë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy