Shkenca kritikon Trump, promovoi ilaçin kundër malaries për mbrojtje nga Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkenca kritikon Trump, promovoi ilaçin kundër malaries për mbrojtje nga Covid-19

Prej kohësh e ka sugjeruar ilaçin kundër malaries, hidroksiklorkinën si trajtim të mundshëm ndaj Covid-19, por të martën presidenti amerikan, e çoi në një nivel tjetër sugjerimin e tij, kur tha se po e merrte edhe vetë, çdo ditë ilaçin.

Por, ashtu siç pritej, e siç ka ndodhur shpesh pas pohimeve kontroverse të kreut të Shtëpisë së Bardhë lidhur me pandeminë, komuniteti shkencor nuk ka vonuar të reagojë.

Një epidemiologe francez e kritikoi ashpër presidentin amerikan që po promovonte përdorimin e ilaçit për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Sipas Dominique Costagliola, përdorimi i zgjatur i tij mund të jetë i rrezikshëm. “Shumë njerëz mund ta marrin tani këtë ilaç pa u menduar, por për disa prej tyre me siguri do të ketë pasoja negative. Për dikë që ka probleme kardiovaskulare, ai mund të çojë në infarkt. Është një trajtim që vlen të studiohet, por nuk mund t’ia rekomandosh popullsisë së gjerë”, tha epidemiologia.

Advertisement

Gjithashtu, një akademik francez tha të martën se nuk ka prova që hidroksiklorokina të mbrojë nga Covid-19, ashtu siç pretendon presidenti amerikan.

Sipas dr.Michael Head, shkencëtar në Universitetin e Southampton, ka të dhëna të kufizuara laboratorike që tregojnë se ilaçi kundër malaries mund të jetë efikas në trajtimin e pacientëve me Covid-19, por nuk ka asnjë tregues se ai mund të mbrojë nga koronavirusi.

“Hidroksiklorokina është një ilaç që përdoret shpesh për të trajtuar malarien. Ka prova që sugjerojnë se mund të përdoret edhe për pacientët me Covid-19, por nuk ka asnjë te dhënë që sugjeron se ai parandalon infektimin”. Edhe eksperti britanik tha se medikamenti njihet për një sërë efektesh anësore, përfshirë problemet në zemër.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy