Shkencëtarët gjejnë një zgjidhje për të rritur jetëgjatësinë tek fëmijët me kancer të trurit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkencëtarët gjejnë një zgjidhje për të rritur jetëgjatësinë tek fëmijët me kancer të trurit

Shkencëtarët kanë përdorur inteligjencën artificiale (AI) për të krijuar një kombinim ilaçesh për fëmijët që vuajnë nga një lloj i veçantë i kancerit të trurit.

Glioma pontine e përhapur e brendshme (DIPG) është një lloj tumori i rrallë dhe që rritet shpejtë në pjesën ku lidhet shtylla kurrizore me trurin. Fëmijët me DIPG zakonisht pritet të jetojnë vetëm nëntë deri në 12 muaj pas diagnozës së tyre dhe nivelet e mbijetesës nuk janë përmirësuar për 50 vjet.

Tumoret DIPG janë të vështira për t’u hequr në mënyrë kirurgjikale sepse nuk kanë kufij të përcaktuar mirë të përshtatshëm për operim. Një e katërta e fëmijëve me DIPG kanë një mutacion në një gjen të njohur si ACVR1, por nuk ka trajtime të miratuara për këtë gjë.

Në një studim të ri, shkencëtarët në Institutin e Kërkimit të Kancerit, Londër (ICR) dhe fondacioni “Royal Marsden NHS Foundation Trust” ishin në gjendje të përdorin inteligjencën artificiale për të kuptuar se sa e dobishme është të kombinosh ilaçin everolimus me një ilaç kundër kancerit të quajtur vandetanib.

Advertisement

Kombinimi është treguar efektiv tek minjtë dhe është testuar fillimisht në katër fëmijë. Studimi tregoi se kombinimi i dy ilaçeve rriti sasinë e vandetanib në trurin e minjve me DIPG me 56 përqind. Trajtimi ishte gjithashtu në gjendje të zgjaste mbijetesën tek minjtë me 14 përqind në krahasim me ata që merrnin një trajtim standard.

Ekspertët tani shpresojnë të testojnë kombinimin e ilaçeve në një grup më të gjerë të fëmijëve në provat klinike.

Chris Jones, profesor i biologjisë pediatrike të tumorit të trurit në ICR, tha se DIPG është një kancer i rrallë që ka nevojë për të gjetur trajtime të reja për këtë sëmundje.

Fernando Carceller, konsulent në neuro-onkologjinë pediatrike në Royal Marsden NHS Foundation Trust dhe udhëheqës i ekipit pediatrik tha se rezultatet klinike janë shumë paraprake për të shkuar në përfundime, por ne po punojmë për ta çuar këtë kombinim përpara në një provë klinike për fëmijët.(The Independent, gazeta “Si”)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy