Shkencëtarët kanë kryer transplant veshke nga një derr tek njeriu

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkencëtarët kanë kryer transplant veshke nga një derr tek njeriu

Kirurgët në SHBA kanë kryer një transplant të çuditshëm. Ata i kanë vendosur një njeriu veshkën e një derri dhe ky është operacioni i parë në llojin e tij. Sipas ekspertëve veshka filloi të funksiononte siç duhej duke filtruar e duke prodhuar urinë dhe nuk shkaktoi asnjë problem për personin që mori veshkën.

Procedura, e cila u krye në Universitetin e Nju Jork në institutin “Langone Health”, shënon një ‘hap domethënës’ për kërkimet që janë kryer me vite mbi transplantin e organeve të kafshëve drejt njerëzve.

Ekspertët treguan se gjenet e derrit ishin ndryshuar në mënyrë që indet e tij të mos përmbanin më një molekulë që mund të shkaktonte refuzimin e transplantit.

Për tre ditë, veshka e re u ngjit në enët e saj të gjakut dhe u mbajt jashtë trupit, duke u dhënë studiuesve mundësi më të mëdha për ta parë.

Advertisement

“Rezultatet e testimit të funksionit të veshkës së transplantuar dukeshin mjaft normale. Niveli jonormal i kreatininës së marrësit, një tregues i funksionimit të dobët të veshkave, u kthye në normale pas transplantit”, tha kirurgu Robert Montgomery, i cili udhëhoqi studimin.

Studiuesit kanë punuar për dekada me radhë mbi mundësinë e përdorimit të organeve të kafshëve për transplantet, por janë penguar për shkak të refuzimit të menjëhershëm nga trupi i njeriut.

Derri i ndryshuar gjenetikisht, që mund të quhen ndryshe GalSafe, u miratua nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave në dhjetor 2020, për t’u përdorur si ushqim për njerëzit me alergji ndaj mishit dhe si një burim i mundshëm i terapive njerëzore. Por agjencia ka deklaruar se produktet mjekësore të zhvilluara nga derrat duhet të kenë më shumë kërkime specifike për të marrë një miratim të plotë.

Studiues të tjerë po shqyrtojnë nëse derrat GalSafe mund të jenë burim i gjithçkaje, nga valvulat e zemrës deri tek transplantet e lëkurës për njerëzit.

Advertisement

Sipas ekspertëve kjo mund të jetë një zgjidhje afatshkurtër për pacientët me sëmundje kritike.(DailyMail, gazeta “Si”)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy