Shkencëtarët: Pse Omicron është më ngjitës se variantet e tjera?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkencëtarët: Pse Omicron është më ngjitës se variantet e tjera?

Sipas studiuesve në SHBA, variant i ri i Covid “Omicron” shkakton sëmundje më pak serioze ose asimptomatike, shkruan Reuters

Shkencëtarët në kompaninë Nference me bazë në Massachusetts, e cila analizon të dhënat biomjekësore, sipas Reuters dhe Washington Post, analizuan gjenomin e Omicron dhe zbuluan se një pjesë e tij ishte shumë e ngjashme me atë të gjetur në një tjetër koronavirus, i cili shkakton ftohje.

Ky mutacion i veçantë i Omicron është mutuar te një pacient, ndoshta i infektuar i SARS-CoV-2 dhe virusin e ftohjes së zakonshme HCoV-229E. Ky mutacion gjenetik i zakonshëm në të dy viruset nuk është vënë re te asnjë nga variantet e mëparshme të SARs-CoV-2, por është zbuluar te pacientët me HIV/AIDS.

Studiuesit, besojnë se ngjashmëria “e habitshme” mund të shpjegojë pse Omicron është më i aftë për t’i shpëtuar mbrojtjes imune. Qelizat në mushkëri dhe në traktin gastrointestinal mund të “mbajnë” shumë koronaviruse dhe viruse të tjera në të njëjtën kohë, duke shkëmbyer materiale gjenetike me njëra-tjetrën.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy