Shkencëtarja kineze nxjerr provat: Virusi u krijua në laborator brenda 6 muajve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkencëtarja kineze nxjerr provat: Virusi u krijua në laborator brenda 6 muajve

Ashtu siç paralajmëroi, shkencëtarja kineze Li Meng-Yan publikoi një raport, që sipas saj provon se virusi Sars-Cov-2 u prodhua në laborator. Virologia, e cila u arratis në SHBA, pohoi se koronavirusi nuk është i natyrshëm.

Sipas saj, virusi mund të krijohet me lehtësi në një laborator brenda gjashtë muajve. Dr. Li Meng-Yan pretendon se është kërcënuar dhe se u zhvendos në SHBA pasi ju tha se do të zhdukej nëse do të fliste.

Advertisement

Në SHBA ajo është angazhuar në një punim shkencor, i botuar këtë të martë, me tre mjekë të tjerë. Të gjithë bashkë studiuan përbërjen gjenetike të COVID-19 dhe arritën në përfundimin se ai ishte “gatuar” në laborator.

“Sars-Cov-2 tregon karakteristika biologjike që nuk përputhen me një virus që ndodh natyrshëm. Ai mund të prodhohet brenda gjashtë muajve në laborator. Teoria e origjinës natyrore, edhe pse e pranuar gjerësisht, nuk ka mbështetje në fakte. Teoria që virusi mund të ketë ardhur nga një laborator kërkimor është rreptësisht e censuruar në revista shkencore të vlerësuara nga kolegët”, tha shkencëtarja kineze.

Dr. Yan punonte në sektorin e shkencave laboratorike të shëndetit publik të Universitetit Hong Kong, një qendër kërkimore e sëmundjeve infektive të Organizatës Botërore të Shëndetit, kur shefi i saj i kërkoi asaj të hetonte shpërthimin në Wuhan.

Advertisement

Ajo pretendon se gjetjet e saj shkencore janë mbajtur të fshehta dhe se i kanë thënë që të mbante gojën mbyllur ose do të kishte probleme. Shkencëtarja rrëzoi pretendimin se COVID-19 vjen nga një treg mishi në Wuhan.

“Vjen nga laboratori në Wuhan. Sekuenca e gjenomit është si gjurma e gishtit tek njerëzit. Duke u bazuar tek ajo, ju mund të identifikoni këto gjëra. Do t’i përdor këto prova për t’u treguar njerëzve pse virusi ka ardhur nga një laborator në Kinë. Çdokush, edhe nëse nuk ka njohur mbi biologjinë, do të jetë në gjendje t’i lexojë ato, të kontrollojë, identifikojë dhe verifikojë vetë çdo provë”, shtoi ajo.

Advertisement

Studimi i saj është publikuar në “Zenodo”, e cila është një platformë dixhitale me qasje të hapur.

Shkencëtarja kineze nxjerr provat: Virusi u krijua në laborator brenda 6 muajve shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy