Shkon të vjedhë por bie nga kati i dytë/ Hajduti shqiptar vdes në Itali

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkon të vjedhë por bie nga kati i dytë/ Hajduti shqiptar vdes në Itali

Ka përfunduar në mënyrën më tragjike të mundshme tentativa e një shqiptari për të kryerjen vjedhjen e një ndërtese në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Santhia në zonën e Vercellit, mbrëmjen e të enjtes. Mediat italiane bëjnë të ditur se dy hajdute ishin ngjitur në katin e dytë të një ndërtese, me shumë mundësi për të vjedhur një shtëpi të pabanuar përkohësisht pasi familja ishte larguar me pushimë. Mirëpo fqinjët kanë lajmëruar policinë. Me mbërritjen e forcave të rëndit, grabitësit kanë tentuar të arratisën, mirëpo për njerin prej tyre tentativa ka qënë tragjike pasi është rrëzuar nga mbi 8 metra lartësi dhe ka gjetur vdekjen. Bëhet fjalë për një 41 vjecar shqiptar por me dokumenta të rregullta në Itali. Viktima jetonte në Asti dhe ishte në arrest shtëpie me precedente të mëparshëm penal. Ndërkohë nuk ka asnjë gjurme nga bashkëpunetori I tij.

Shkon të vjedhë por bie nga kati i dytë/ Hajduti shqiptar vdes në Itali shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy