Shpërthejnë 7 vatra zjarri pranë Çernobilit, shtohet frika nga rrezatimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërthejnë 7 vatra zjarri pranë Çernobilit, shtohet frika nga rrezatimi

Zjarre të shumta janë shfaqur pranë termocentralit bërthamor të Çernobilit, sipas parlamentit ukrainas. Ukraina thotë se ato ka të ngjarë të jenë shkaktuar nga sulmet me artileri ose zjarrvënie e qëllimshme.

Vatrat mësohet se janë aktive dhe ndodhen në një zonë të kontrolluar nga forcat ruse. Autoritetet ukrainase, sipas asaj që shkruan Sky News, ngrejnë shqetësimin se mund të ketë përhapje të rrezatimit.

Çernobili u mor nën kontroll nga forcat ruse, pak ditë pas pushtimit të Ukrainës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy