Shpërthejnë zjarret në SHBA, shkrumbohen mbi 1 mln hektarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërthejnë zjarret në SHBA, shkrumbohen mbi 1 mln hektarë

Prej më shumë se dy javësh, vendet perendimore të Shtetetve të Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga zjarre të shumta, duke numëruar më shumë se 88 vatra aktive.

 

Të paktën 8,500 njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre, ndërsa më shumë se një milion hektarë janë shndërruar në hi. Zjarri më i madh është përhapur në pyjet në veriperëndim të Oregon.

 

Advertisement

Flakët dyshohet se u shkaktuan nga një rrufe, ndërsa mbi 2 mijë zjarrfikës janë angazhuar për shuarjen e tyre. 70 shtëpi raportohen të jenë djegur plotësisht, ndërsa dhjetëra të tjera janë ende në rrezik.

 

Flakët kanë shpërthyer edhe në Kaliforni, teksa ende po hetohen shkaqet. Autoritetet urdhëruan evakuimin e qindra personave dhe rrethimin e zonës, pasi deri tani 16 shtëpi janë shkrumbuar.

 

Advertisement

Ndërkohë, me shperthimin e zjarreve po perballen edhe shtetet e tjera, si Nevada dhe Idaho.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy