
Një shpërthim i fuqishëm në një fermë peshku në Prevezë u mori jetën dy personave.
Raportohet se nga shpërthimi i fuqishëm humbën jetën përkatësisht shqiptari Dritan Kodra 40-vjeç, dhe Gjerasimos Faturos, 39 vjeç, baba i tre fëmijëve të vegjël.
Advertisement
Shkaqet e ngjarjes tragjike janë duke u hetuar nga autoritetet.
Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash, ndërsa informacionet e para flasin për një shpërthim të bombolës me oksigjen gjatë procesit të saldimit në punimet që po kryheshin. Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka nxjerrë nga banesat banorët e zonave përreth. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat , zjarrfikëset dhe forcat policore që kanë izoluar zonën.
Advertisement