Shpërthen një dron në periferi të Moskës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërthen një dron në periferi të Moskës

Një shpërthim ka ndodhur në Kolomna, një qytet në Rusi në rajonin e Moskës 113 km në juglindje të kryeqytetit.

 

Autoritetet e konfirmuan këtë, pasi informacionet dhe pamjet e ngjarjes ishin shpërndarë në rrjetet sociale.

 

Advertisement

“Shpërthimi ndodhi në ajër. Me shumë mundësi po flasim për një dron. Por deri më tani është e pamundur të thuhet me siguri, pasi ata nuk mund të gjejnë rrënojat,” thanë zyrtarët e zbatimit të ligjit për agjencinë Tass.

 

Ditët e fundit kanë qënë disa rastet kur autoritetet ruse kanë bërë të ditura se kanë rrëzuar drone në periferi të Moskës.

 

Advertisement

Po ndërkohë që lufta në vend vijon të jetë shumë intensive, SHBA ka përgatitur një tjetër pakete ndihme me armë për Ukrainën në vlerën 400 milione dollarë.

 

“Shtetet e Bashkuara do të njoftojnë një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën të premten.” Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Amerikane, John Kirby, duke saktësuar se mbi të gjitha do të jetë “artileri dhe municione për sistemet që tashmë kanë forcat e Kievit”. 

 

Advertisement

Sipas agjencisë Reuters, pakoja do të ketë një vlerë afërsisht 400 milionë dollarë dhe do të përbëhet kryesisht nga municione.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy