Shpërthen vullkani, banorët në panik braktisin banesat e tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërthen vullkani, banorët në panik braktisin banesat e tyre

Vullkani “Niragongo” në Afrikën qendrore shpërtheu, duke dhuruar pamje spektakolare.

 

Vullkani ndodhet ne afërsi të qytetit të Gomas,në Kongo, që ka një popullsi prej dy milionë banorë. Shpërthimi krijoi një re të kuqe në qiell.

 

Advertisement

Qytetarët u përfshinë nga paniku pasi llava arriti pranë zonave të banuara deri në aeroportin e Gomas.

 

Mijëra banorë u larguan me këmbë drejt qytetit më të afërt, duke kaluar edhe kufirin në shtetin fqinj të Ruandës. Rreth 3,000 njerëz të cilët janë evakuuar deri me tani, do të strehohen në shkolla.

Niragongo është ndër vullkanet më aktivë në botë. Gjatë shpërthimit të fundit, në vitin 2002, rrjedha e shpejtë e llavës shkaktoi 250 viktima ndërsa mbi 120 mijë të tjerë mbetën të pastrehë.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy