Shpërthimi në rafinerinë e naftës në Rumani, një i vdekur dhe disa të plagosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërthimi në rafinerinë e naftës në Rumani, një i vdekur dhe disa të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe disa kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim në rafinerinë më të madhe të naftës në Rumani, Petromidia në Navodari.

 

Rafineria ndodhet pranë Detit të Zi. Shumë pushues arritën të filmonin shpërthimin dhe tymin e zi që shihej duke vërshuar nga uzina.

 

Advertisement

Ministri i Mjedisit, Tanczos Barna, tha se ndikimi në mjedis mund të jetë shumë i madh.

 

Rafineria është në pronësi të Rompetrol. Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit po punojnë për të izoluar dhe shuar zjarrin, tha Silviu Cosa, prefekti i qarkut Konstanca ku ndodhet Petromidia.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy