Tragjedi/ 50 të vdekur dhe mbi 2700 të plagosur nga shpërthimi në Bejrut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tragjedi/ 50 të vdekur dhe mbi 2700 të plagosur nga shpërthimi në Bejrut

Rritet bilanci i të vdekurve dhe plagosurve në Liban. Nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi Bejrutin pasditen e kësaj të marte, raportohen deri më tani 50 të vdekur dhe mbi 2.700 të plagosur.

Ndërkohë, kryeministri Hassan Diab e shpalli të mërkurën një ditë zie kombëtare, pas shpërthimit masiv në zonën e portit të Bejrutit.

Sipas mediave ndërkombëtare, mendohet se shpërthimi ndodhi në një depo me mjete piroteknike, duke shkatërruar një sërë ndërtesash.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale dallohen ndërtesa të shkatërruar, rrugë të mbuluara më xhama dhe njerëz të gjakosur.

Advertisement

Tragjedi/ 50 të vdekur dhe mbi 2700 të plagosur nga shpërthimi në Bejrut shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy