Shpërthimi katastrofik zhduk një hotel gjigand në Bejrut (VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërthimi katastrofik zhduk një hotel gjigand në Bejrut (VIDEO)

Një qytetar, i cili ndodhej në vendin e ngjarjes kur ndodhi shpërthimi në kryeqytetin libanez, Bejrut tha se shpërthimi ishte kaq i fuqishëm sa mendoi se do të vdiste. Ai tha se dritaret u copëtuan, ndërsa ndërtesat u dëmtuan.

Deri më tani, mediat ndërkombëtare raportojnë se 10 persona janë njerëz të pajetë nga rrënojat, ndërsa kanë mbetur të plagosur qindra të tjerë.

Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, por, disa media pretendojnë se mund të ketë qenë aksident në një depo të ruajtjes së fishekzjarreve.

Ekipet e zjarrfikësve dhe ambulanca shkuan në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë për të gjithë personat e plagosur.

Advertisement

Shkalla e dëmeve e shkaktuar në këtë qytet është dramatike, shumë dyqane, zyra, restorante dhe banesa kanë pësuar dëme të mëdha, ndërsa qytetarët janë në gjendje shoku.

Shpërthimi katastrofik zhduk një hotel gjigand në Bejrut (VIDEO) shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy