Shpëtohen dy persona në Baltimore, ekipet në luftë me errësirën dhe baticën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpëtohen dy persona në Baltimore, ekipet në luftë me errësirën dhe baticën

Dy persona deri më tani janë shpëtuar nga ujërat e lumit Patapsco, në Baltimore, pasi ura u shemb rreth orës 1:30 të mëngjesit.

Sipas shefit të zjarrfikësve në Baltimore, njëri nga të dy personat u dërgua në spital në gjendje shumë të rëndë pasi u shpëtua nga uji. I dyti refuzoi ndihmën e parë, pasi nuk u lëndua.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë më shumë se shtatë persona, tha shefi i zjarrfikësve në Baltimore.

“Informacioni mund të ndryshojë pasi kemi më shumë detaje”, tha shefi i zjarrfikësve, duke shtuar se operacioni do të vazhdojë gjatë gjithë ditës.

Advertisement

Të gjithë marinarët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ende në bord.

Ai tha gjithashtu se hidrolokatori ka zbuluar praninë e automjeteve në ujë, por kërkimi është bërë më i vështirë nga efekti i baticës.

“Ne luftojmë në errësirë. Ka shumë mundësi që të kemi dikë që nuk e kemi parë ende”, tha shefi i zjarrfikësve. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy