Shqipëria në krah të ShBA për 5G/ Kim: Vendim strategjik i Shqipërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria në krah të ShBA për 5G/ Kim: Vendim strategjik i Shqipërisë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas vendimin të Shqipërisë për t’ju bashkuar asaj që njihet si ‘Rrjeti i Paster’.

Kim ka përgëzuar vendimin e Shqipërisë e cila i doli në krah iniciativës së ShBA-ve me synim mbrojtjen e rrjeteve të tyre 5G, nga faktorë të tjerë që kërcënojnë privatësinë dhe të dhënat personale.

Në mesazhin e saj, diplomatja amerikane shkruan se ky është një vendim strategjik i Shqipërisë për të mbrojtur një infrastrukturë kritike.

Më heret, ka reaguar edhe numri dy i partisë socialiste, Taulant Balla, i cili tha se rrjeti i pastër ka standarte të besueshme ndërkombëtare dhe është angazhim i Shqipërisë për një internet të sigurt që mbron të drejtat e njeriut.

Advertisement

Shqipëria në krah të ShBA për 5G/ Kim: Vendim strategjik i Shqipërisë shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy