minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Shqiptari që përdhunoi dhe vrau studenten greke sërish në gjyq për një tjetër rast të ngjashëm (DETAJE) - Struga.info


Shqiptari që përdhunoi dhe vrau studenten greke sërish në gjyq për një tjetër rast të ngjashëm (DETAJE)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqiptari që përdhunoi dhe vrau studenten greke sërish në gjyq për një tjetër rast të ngjashëm (DETAJE)

Aleksandër Luca, një nga vrasësit e studentes greke, Eleni Topaloudi, i cili u dënua me burg të përjetshëm, do të dalë sërish para gjykatës, këtë herë për një tjetër akuzë. Mediet greke raportojnë se 21-vjeçari shqiptar akuzohet se ka dhunuar një vajzë me aftësi të kuifizuara, disa ditë pasi kreu krimin e rëndë.

Babai i vajzës me aftësi të kufizuara foli në një emision televiziv në “Mega” ku përshkroi gjendjen e rëndë që po kalon 20-vjeçarja. “Ajo që dëshirojmë është që të ndëshkohet për atë që i bënë asaj. Të ndëshkohet rëndë. Ajo ka më shumë frikë për jetën e saj. Ajo kujton ato momentet e tmerrshme.”, tha babai i 20-vjeçares.

Si ndodhi ngjarja?

Më 1 dhjetor të 2018, 21-vjeçari shqiptar dhe një tjetër 23-vjeçar thuhet se kanë bindur vajzën e re për një udhëtim në një plazh. Më pas, e kanë detyruar atë me forcë të kryejë akte të turpshme, përpara se ta përdhunon. Procesi gjyqësor do të fillojë të hënën.

Advertisement

Vrasja e Eleni Topaloudi

Eleni Topalaudi u vra mbrëmjen e 28 Nëntorit 2018 nga dy të rinj, 21-vjeçari grek Manolis Koukouras dhe 20-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca, njëri grek dhe tjetri shqiptar. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzojnë njëri-tjetrin për vrasjen e 21-vjeçares mbrëmjen e 28 Nëntorit. Trupi i saj u gjet i hedhur në shkëmbinj në det. Pasi ishte dhunuar nga dy të rinjtë, ata i kishin lidhur këmbët, e kishin goditur në kokë dhe më pas trupin e kishin hedhur në det.

Nga ekspertiza rezultoi se në momentin kur ishte hedhur në det, e reja ishte ende gjallë por ishte mbytur në det pasi nga dëmtimet e marra nuk kishte mundur që të notonte.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy