Shqiptari zbret në portin italian me 24 kg heroinë, e fshehur brenda në Benz

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqiptari zbret në portin italian me 24 kg heroinë, e fshehur brenda në Benz

Një shtetas shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi u kap teksa zbriste nga trageti në Ankona me një sasi të madhe heroine.

50-vjecari udhëtonte me makinen e tij tip Benz të ankoruar në tragetin e linjës Durrës-Ankona.

Gjatë kontrolleve në zbritje, policia ka gjetur të fshehur në Benz, 43 pako me drogë , për një sasi totale 24 kg.

Heroina sipas efektiveve do të dërgohej në rajonin Marche.

Advertisement

Nga të dhënat e para të policisë fqinjë, I prangosuri duhet të jetë vetëm korrier I heroinës.

Po punohet për të kuptuar se kush janë pronarët e vërtete të sasise se drogës e cila duke u shitur në treg do kapte vlerën 1 milionë euro.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy