Shtatë të vdekur nga tërmeti i fuqishëm në Kroaci

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtatë të vdekur nga tërmeti i fuqishëm në Kroaci

Shtatë persona kanë humbur jetën pas tërmetit me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter që goditi Kroacinë të martën.

Raportohet se një viktimë u gjet në rronaj e një kishe në në Zazina nga ekipet e kërkim-shpëtimit.

Kryebashkiaku i Petrinja tha se rreth gjysma e qytetit ishte shkatërruar dhe njerëzit ishin nxjerrë nga rrënojat.

Shumë qytetarë kishin frikë të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Disa flinin në makinat e tyre, ose qëndronin tek të afërmit e tyre në zona të tjera.

Advertisement

Ndërkohë, rreth 200 persona u strehuan në një kazermë ushtarake.

Mëngjesin e kësaj të mërkurë, Kroacia u trondit nga tre tërmete të tjera.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy