Shtohen infektimet, Bullgaria ndalon udhëtimet për vendet jashtë BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtohen infektimet, Bullgaria ndalon udhëtimet për vendet jashtë BE-së

Bullgaria vendosi ta zgjasë deri në 15 korrik gjendjen e jashtëzakonshme, të shpallur në përgjigje të koronavirusit. Shkak për këtë lëvizje është bërë rritja e numrit të të infektuarve, deklaroi ministri bullgar i Shëndetësisë, Kiril Ananiev.

Vendi nisi t`i zbusë masat kufizuese këtë muaj, por, javën e kaluar, raportoi për 606 raste të reja me Covid 19, shifra më e lartë javore që prej fillimit të pandemisë në mesin e muajit mars. Vetëm gjatë ditës së sotme atje u shënuan 130 raste të reja, të cilat e çojnë në 4,114 numrin e përgjithshëm të infektimeve.

Deri tani, 208 persona kanë humbur jetën nga sëmundja. “Kemi rritje të intensitetit të epidemisë dhe përhapje më të madhe të koronavirusit”, tha Ananiev në një mbledhje të qeverisë. Ai shtoi se numri mesatar ditor i personave të infektuar me koronavirus nga 10 qershori deri më 24 qershor është rritur më shumë se tre herë në krahasim me periudhën e mëparshme dyjavore.

Advertisement

Ananiev tha se Bullgaria nuk do të rimarrë masa të reja, por do të forcojë kontrollet e distancës fizike, vendosjen e detyruar të maskave në ambiente të mbyllura, ndërsa do të mbajë në fuqi ndalimet e udhëtimit për shumicën e vendeve jashtë Bashkimit Europian.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy