Bëni Like Struga.info në Facebook


Shtohet trysnia ndaj Gjermanisë për dërgimin e tankeve në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtohet trysnia ndaj Gjermanisë për dërgimin e tankeve në Ukrainë

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha të martën se nuk kishte përçarje midis vende aleate lidhur me dërgimin e tankeve të rënda luftarake në Ukrainë, ndërsa theksoi se Berlini do të vepronte shpejt nëse do të merrej një vendim pozitiv për furnizimin e Kievit me tanke Leopard. Shefi gjerman i mbrojtjes tha se Berlini nuk po pengon dërgimin e tankeve nga shtetet e tjera, duke nxitur vendet e aleancës që të fillojnë trajnimin e forcave ukrainase për përdorimin e tyre.

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, folën në Berlin të martën mes përpjekjeve për të furnizuar Ukrainën me tanke të prodhimit gjerman Leopard II.

Në këtë moment kyç të luftës, ne duhet t’i ofrojmë Ukrainës sisteme më të rënda dhe më të avancuara dhe duhet ta bëjmë me shpejtësi”, tha shefi i NATO-s Jens Stoltenberg gjatë një konference shtypi me Ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë.

Advertisement

 

Polonia tha të hënën se do t’i kërkonte leje Berlinit për të dërguar në Ukrainë tanke të prodhuara nga Gjermania, ndërsa Perëndimi po përpiqet për të furnizuar Kievin me pajisje ushtarake më të fuqishme përballë agresionit rus.

 

Armatimet nga Gjermania çdo ditë po shpëtojnë jetë në Ukrainë, duke mbrojtur shtëpitë, shkollat dhe spitalet nga sulmet me raketa ruse”, tha zoti Stoltenberg

Advertisement

 

Ministri gjerman i Mbrojtjes tha se pret që një vendim të merret së shpejti lidhur me furnizimin e Ukrainës me tanke Leopard, ndërsa inkurajoi vendet e aleancës që të fillojnë trajnimin e trupave ukrainase për përdorimin e tankeve.

 

Ende nuk kemi një qendrim të ri. Jam shprehur se pres që një vendim të merret së shpejti. Por dua të përsëris atë që kam shprehur në bazën ajrore Ramstein. Kam inkurajuar veçanërisht vendet partnere që kanë tanke Leopard, që sipas mundësive të fillojnë trajnimin e forcave ukrainase për përdorimin e tankeve. Ne nuk po e pengojmë këtë. Gjermania mund ta bëjë këtë vetëm pasi të kemi marrë një vendim se si të veprojmë me tanket Leopard” .

Advertisement

 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të martën se transferimi i mundshëm i tankeve luftarake gjermane në Ukrainë do të ndikonte tek e ardhmja e marrëdhënieve të Moskës me Berlinin.

 

“Marrëdhëniet janë në një pikë të ulët. Nuk po shohim ndonjë dialog thelbësor me Gjermaninë apo vende të tjera të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Furnizime të tilla (dërgimi i tankeve) nuk janë shenjë e mirë për të ardhmen e marrëdhënieve dhe padyshim do të ndikojnë në mënyrë të pashmangshme”.

Advertisement

 

Polonia dhe disa vende aleate kanë thënë se duan që të furnizojnë Ukrainën me tanke të prodhimit gjerman Leopard II. Por Kancelari Olaf Scholz po ngurron në dërgimin e tyre, ose lejimin e vendeve të tjera që të furnizojnë Ukrainën me tanket e prodhimit gjerman. Ukraina thotë se tanket, veçanërisht leopardët gjermanë, janë vendimtare në përpjekjet përballë agresionit rus./voa

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy