Shtuni: Amerika po përjeton kohën më të polarizuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtuni: Amerika po përjeton kohën më të polarizuar

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Adrian Shtuni, ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare, përmes një lidhjeje Skype ka deklaruar se tashmë Amerika po përjeton kohën më të polarizuar të historisë moderne.

“Shoqëria është shumë e polarizuar, nuk është diçka e debatueshme në këtë mes. Ekstremetjanë duke i tërhequr grupet që të polarizohen, pra në ekstremitete. Dhe këtu është problem kryesor me populizmin, me njerëzit të cilët instrumentalizohen, frikërat të cilat ekzistojnë për të krijuar ndasi, të cilat duhet t’i shfrytëzojnë për arsye politike, gjithsesi këtu nuk debatohet nëse ka polarizimi. Në këtë moment mund t’ju them që jemi në kohën më të polarizuar të historisë në kohët moderne. Dhe pikërisht, kjo e bën dhe detyrën që ka administrata e ardhshme, çfarëdo lloj gjëje që duhet të bëjë. Do të jetë akoma më e vështirë, sepse jemi në mes të një pandemie, në mes të një krize ekonomike, të një popullsie të polarizuar në maksimum, për nivelet e Amerikës. Dhe të gjitha këto tani duhet të adresohen në të njëjtën kohë.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy