
Aktori i madh francez, Jean-Paul Belmondo u nda nga jeta.
Ai vdiq në moshën 88-vjeçare dhe lajmi u shpërnda në mediat ndërkombëtare e nga miqtë e tij. Jean-Paul Belmondo ishte një aktor mjaft i dashur edhe për shqiptarët, i njohur veçanërisht për rolin e tij si “Zhos Profesionisti”.
Advertisement
Belmondo, i quajtur Bebel nga audienca franceze, u bë një nga yjet më të mëdhenj të kinematografisë në vend në vitet ’60 dhe ’70.