Si dinasta Qing e bashkoi Tajvanin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si dinasta Qing e bashkoi Tajvanin

Në vitin 1644, Dinastia Qing bashkoi veriun e Kinës, ndërsa pushtimi i jugut të vendit u zvarrit gjatë gjithë mbretërimit të perandorit Shunzhi (1643 – 1661). Në vitin 1661, viti i fundit i mbretërimit të tij, komandanti Koxinga (Zheng Chenggong) mblodhi një ushtri të madhe dhe duke ngritur bazë në Xiamen e Quemoy lëvizi drejt Tajvanit, duke përzënë nga ishulli kolonët hollandezë dhe duke e vënë nën sovranitetin kinez. Ai që e vendosi Tajvanin nën kontrollin e plotë e Dinastisë Qing qe perandori Kangxi (1661 – 1722), falë koniukturës së veçantë historike dhe vendosmërisë së treguar në ndjekjen e unitetit kombëtar.

Pse Dinasta Qing e bashkoi Tajvanin

Koxinga vdiq pak pas ripushtimit të Tajvanit, por pinjollët e tij vazhduan ta qeverisin si zotërinj feudalë duke i dhënë jetë një regjimi separatist në kuptimin e vërtetë të fjalës. Në vijim të afrimit midis Kangxi – i ngjitur në fron ende fëmijë – e Shunzhi dhe të humbjes së forcave antidinastike në Yunan, Dinastia Qing ju kushtua paqëtimit të zonave kufitare dhe htypjes së iniciativave separatistemtë familjes Zheng në Tajvan. Revolta e Tri Feudalëve, e shpërthyer në vitin 1673, e shtrëngoi megjithatë Kangxi që t’i shtynte planet për aneksimin e ishullit. Perandori dërgoi disa emisarë pranë familjes Zheng me qëllim që t’i shtynte të nënshtroheshin, megjithëse pa arritur të ushtronte presion të mjaftueshëm për të detyruar të dorëzoheshin trashëgimtarët Koxinga. Këta të fundit u propozuan të dërguarve të Dinastisë Qing që të futeshin e të bëheshin pjesë e sistemit të shteteve tributare kineze, domethënë që t’i njihej Tajvanit një status i ngjashëm me atë të dhënë Ryûkyû dhe Koresë. Familja Zheng me sa dukej qartazi kishin hequr dorë nga ambiciet e tyre separatiste dhe synonin kryesisht ta ruanin autonominë e tyre.

Por Kangxi refuzoi kategorikisht. Sipas perandorit, banorët e Tajvanit qenë në pjesën më të madhe me origjinë nga Fujian dhe kështu që atyre nuk mund t’u zbatoheshin të njëjtat kushte të garantuara ryukyuanëve dhe koreanëve. Ribashkimi i Tajvanit me Kinën ishte një detyrim moral, një nevojë faktike: ishulli nuk mund të trajtohej si një shtet tributar. Dinastia Qing megjithatë mundi të procedojë me zgjidhjen e problemit vetëm në përfundim të revoltës së Tri Feudalëve më 1681.

Advertisement

Tajvani ka sigurisht një rëndësi të madhe territoriale. Gjendet në afërsi të bregut jugperëndimor të Kinës, ka një klimë të butë dhe periudha pranverore të gjata që e bëjnë jashtëzakonisht të përshtatshëm për aktivitetet bujqësore. Në atë kohë përshkruhej si një ishull me toka pjellore dhe prodhuese, i pajisur me rezerva të dobishme natyrore, që i kushtohej bujqësisë, peshkimit dhe mbledhjes së kripës, i rrethuar nga male të pasura me pyje dhe bambu: nuk i mungon asgjë e nevojshme për jetën e përditshme, nga uji tek squfuri, nga kallamsheqeri tek lëkurët. Megjithatë, ribashkimi konsiderohej nga Dinastia Qing si një imperativ strategjik dhe ishte i tillë pavarësisht nga vlera e ndërthurur e ishullit. Edhe sikur ky i fundit të kishte qenë «një territor i papunuar dhe i shkretë, ende për t’u kolonizuar, absolutisht nuk mund të braktisej: është afër veriut të territoreve Wu (rajon i deltës së Lumit Yangtze, shënimi im.), në jug me territoret Yue (provinca aktuale Guangdong, shënimi im.), ka një shtrirje prej disa mijëra miljesh, një terren i çrregullt dhe me brigje të lakuara, ka përballë provincat Jiangsu, Zhejiang, Fujian e Guangdong, brigjet e tij janë të ekspozuara ndaj erërave dhe korrenteve detare, gjithmonë në favor, dhe për këtë është një kalim i detyruar i rrugëve drejt 7 provincave, midis të cilave Zhili (Hebei i sotëm, shënimi im.), Fengtian (Liaoning i sotëm, shënimi im.) dhe Shandong».

Vendodhja gjeografike e Tajvanit influenconte kështu mbi sigurinë e të gjithë juglindjes së Kinës. Gjatë revoltës së Tre Feudalëve familja Zheng kishte dërguar për shembull trupat e saj përgjatë brigjeve të rajonit, duke e penguar kështu aneksimin e ishullit. Dinastia Qing nuk mund t’ia lejonte vetes që të mëdyshej: në ras se Tajvani nuk aneksohej, atëhere të huajt do të mund të përfitonin. Dhjetë djemtë e Koxinga, «të rritur të fortë dhe në unitet», kishin «ide të zgjuara sesi të bëheshin aleatë me të huajt, (…) që do të përfundonin për të krijuar probleme serioze». Rikthimi i Tajvanit një fuqie të huaj do të kompromentonte në fakt siguronë detare të Kinës, që anasjelltas do synonte ta bënte ishullin një nyje jetike të trafiqeve detare bregdetare dhe një avamposti për mbrojtjen e bregdetit. Për të parandaluer inkursionet e trashëgimtarëve të Koxinga dhe izoluar ekonomikisht Tajvanin, popullsitë e gjirit u transferuan në thellësi dhe përgjatë bregut u krijua një zonë kushinetë ku u dislokuan trupa dhe u ndërtuan vepra mbrojtëse. Por bëhej fjalë për një «fitore të Pirros», nga momenti që si Kina kontinentale, ashtu edhe ishulli, pësuan dëme të mëdha në planin ekonomik, sa për të heshtur për dëmet e pësuara nga popullsia. Kështu, në mungesë të dorëzimit të separatistëve, vetëm një ribashkim i shpejtë do të mund t’i jepte fund një shkatërrimi të tillë dhe të garantonte sigurinë afatgjatë të Kinës.

Si e bashkoi Tajvanin Dinastia Qing

Ideja e aneksimit të Tajvanit qe përvetësuar nga Dinastia Qing qysh gjatë mbretërimit Shunzhi, gjatë të cilit Pekini gjithësesi i shtrëngua që t’i përqëndrojë energjitë e tij ne ribashkimit parësor e Rrafshnaltës Qendrore. Rrethanë që ezauronte energjitë perandorake dhe e privonte Kinën nga resurset e nevojshme për t’ju përkushtuar problemit lindor. Qenë forcimi i dinastisë gjatë mbretërimit Kangxi dhe dekadenca kontekstuale e familjes Zheng ato që e bënë aneksimin e Tajvanit jo vetëm të domosdoshëm, por edhe të mundur. Marrja e titullit të Princit të Yanping (Yanpingjun wang) nga ana e Zheng Jing – një prej djemve të Koxinga, që megjithatë vazhdonte t’i kundërvihej Dinastisë Qing – qe suksesi i parë i Kangxi, i cili privilegjonte pajtimin me qeveritarët tajvanezë karshi përdorimit të forcës. Në vitin 1667 gjenerali Shi Lang kujtonte se «vitin e kaluar u dërguan në oborrin e tij të dërguar për ta kandisur që të nënshtrohej, por nuk demonstroi një qëllim real për ta bërë». Pse t’i nënshtroheshe armikut pa luftuar është sigurisht strategjia ideale, por të fitosh mbi forcat e tij në fushën e betejës mbetet e domosdoshme. Atëhere Kangxi ndryshoi strategji, duke lëvizur nga një premisë e ilustruar kështu prej një bashkëkohësi: «Ezaurimi i forcave ushtarake nuk i volit kauzës, por as falja e gabimeve nuk është një plan i mirë për paqëtimin e kombit». Duke parë se separatistët nuk kishin ndërmend të nënshtroheshin me vullnetin e lirë, Shi Ling përcaktoi se «gjithmonë për shtetin është me rëndësi jetike që pajtohet me të bindurit dhe të çlirohet nga të pabindurit: ndoshta mund të tolerojmë që ndokush të kundërvihet kaq fuqishëm?». Megjithëse duke privilegjuar pajtimin paqësor, Dinastia Qing përgatitej kështu që të ndërhynte ushtarakisht atëhere kur të të ishte e domosdoshme.

Advertisement

Me shpenzim të madh resursesh njerëzore, materiale dhe financiare, më 1681 Kangxi arriti ta shtypë revoltën e Tre Feudalëve. Pavarësisht konflikteve të mëpasme, Dinastia Qing futej në epokën e artë të saj, e shtrirë nga mbretëria e Kangxi në atë të Qianlong (1735 – 1796). Fuqia dhe begatia ekonomike e Kinës rriteshin dita ditës. Pekini dispononte kështu resurse të mjaftueshme për zgjidhjen e çështjes së Tajvanit, lidhur me të cilën kishte një unanimitet të caktuar pikëpamjesh midis anëtarëve të dinastisë dhe funksionarëve të administratës perandorake. Megjithëse disa ministra vazhdonin të shfaqnin dyshime lidhur me përdorimin e instrumentit ushtarak, oborri ishte në tërësinë e tij i vendosur që ta rikuperonte ishullin: askush nuk ishte më i gatshëm që ta toleronte pasivisht ekzistencën e një regjimi separatist në Tajvan, të gjithë qenë të sigurtë në suksesin e ndërmarrjes.

Veç kësaj, regjimi i themeluar nga Koxinga ishte në krizë qysh nga epoka e revoltës së Tre Feudalëve, me të cilën qenë bashkuar disidentët tajvanezë. Megjithatë këta të fundit u mundën në Fujian – të cilit i konkurronin kontrollin me princin e Jingnan (Jingnan wang) Geng Jingzhong – nga trupat e Dinastisë Qing, duke pësuar humbje të rënda. Tashmë e ndarë nga kontinenti, ekonomia e Tajvanit hyri në krizë. Bashkëkohësit kujtojnë se «çmimi i drithërave u rrit ndjeshëm, rezervat ushqimore u pakësuan dhe shpirtërat ndryshuan». Duke marrë pjesë në rebelim, trashëgimtarët e Koxinga kontribuan kështu në dobësimin e regjimit të tyre.

Kur më 1681 vdiq Zheng Jing, Tajvani u zhyt në trazira: djali i madh i Zheng u vra nga Feng Xifan, i cili bashkë me Liu Guoxuan shpalli djalin e të e sovranit të ndjerë, jo ende madhor, si princin e ri të Yanping. Ngjarje që i hapi rrugën ribashkimit të ishullit me Kinën. I vënë në dijeni për faktet, Kangxi u bind se koha për ribashkimin e Tajvanit kishte ardhur. Siç u parashikua nga perandori, Liu ushtroi një represion të ashpër mbi opozitarët dhe në ishull të gjithë filluan «të ndjeheshin të rrezikuar, duke pasur ndjesinë se midis tyre nga ata që bashkëpunonin me dinastinë, megjithëse prania e detit e bënte të vështirë koordinimin». Në Fujian pati disa dezertime që e inkurajuan më tej Pekinin të vihej në veprim. Edhe pse vogëlsia e territorit dhe popullsia e kufizuar e ishullit e bënin shumë të vështirë për regjimin që të mbante një ushtri prej dhjetëramijëra ushtarësh. Barrë e rëndë për të cilën Dinastia Qing ishte jashtëzakonisht e vetëdijshme: «Disponimi i një prodhimi të kufizuar për nevojat e trupave të shumta në numër është si një komplikim administrativ, ashtu edhe një barrë financiare, njerëzit e vuajnë tashmë prej kohësh».

«Arti i luftës është një punë delinkuentësh», thoshin të lashtit, të cilët mendonin se përdorimi i forcës nuk ishte kurrë strategjia më e mirë. Prandaj Kangxi kërkoi që t’i përmbahej strategjisë së tij fillestare, por nuk mundi të shkëputej nga përdorimi i forcës nga momenti që familja Zheng vazhdonte të refuzonte që t’i nënshtrohej qëllimit të ruajtjes së pavarësisë së saj. Dinastia Qing i dha një goditje të ashpër etheve separatiste, duke ua minuar rezistencën, me ripushtimin e Ishujve Penghu, duke detyruar kapitullimin e forcave vendore, duke i paqëtuar dhe duke e nënshtruar regjimin separatist pa e braktisur strategjinë e ngritur mbi bashkëekzistencën e pajtimit dhe ndërhyrjes së armatosur.

Advertisement

Nëse Kangxi vonoi që t’i realizojë planet e tij për Tajvanin, kjo nuk qe prej rrethanave armiqësore të brendshme e të jashtme, por edhe për shkak të pasigurisë dhe pavendosmërisë së oborrit, brenda të cilit debati midis pro dhe kundura inciativës ushtarake u shty për shumë vjet. Shi Lang ishte më pro ndaj përdorimit të forcës dhe kërkoi me të gjitha energjitë e tij ta bindte perandorin që ta mbështesë në rast se tentativa e pajtimit të mos kishte rezultat pozitiv. Kangxi binte dakord me ministrin e tij dhe ishte e bindur se po të mos i shtypte rebelët «në të gjithë rajonin e bregut, atëhere nënshtetasit do të humbisnin besnikërinë dhe do t’i pengonin operacionet e ushtarëve». Kështu që sovrani Qing ja besoi Shi Lang drejtimin e ekspeditës për ripushtimin e Tajvanit, sepse «kur shteti synon që të shtypë një revoltë dhe të paqëtojë nënshtetasit, i duhet që të mbështetet mbi një ministër të aftë dhe energjik». Shi Lang u mor mbi të gjitha me bërjen bashkë të trupave dhe drejtimin në betejë, ndërsa në organizimin e ushtrisë dhe pajimin e saj u mor Yao Qisheng, guvernatori i Fujian, një tjetër ministër në favor të ndërhyrjes.

Dinastia Qing i nisi përgatitjet për luftë më 1681, «duke krijuar flotën, stërvitur trupat dhe duke punuar për prodhimin e armatimeve». Përballë refuzimit të separatistëve për t’u pajtuar, më 1683 ushtria perandorake i dha dritën jeshile pushtimit në kuptimin e vërtetë të fjalës. Në vendosjen e rezultatit të operacioneve ushtarake qe theksi i vendosur mbi paqëtimin dhe mbi logjistikën: rezervat ushqimore, disponueshmëriane pajimeve të nevojshme për pushtimin, e pajisjeve me të cilat qenë pajisur varkat, riparimi efikas i tyre. Pas ribashkimit thuhej se «ishte menduar për gjithçka përveçse për erën e favorshme». Në realitet qe pikërisht era e favorshme, «era e detit» (haifeng), ajo që «bëri të mundur operacionin, duke fryrë butë dhe duke shmangur që njerëzit t’i zinte deti. Me erën dhe kushtet e favorshme, ndërmarrja qe shumë e lehtë: një fitore e plotë e siguruar pa asnjë të shtënë». Pekini vuri në veprim flotën e tij sapo ju mundësua të përfitonte nga korrentet stinore. Komandanti Shi Lang e njihte shumë mirë strategjinë që konsiston sidomos në drejtimin zemrave. Teksa këmbëngulte lidhur mbi nevojën e përdorimit të forcës për ta ribashkuar Tajvanin me Kinën, theksonte edhe rëndësinë e fitimit të shpirtërave të tajvanezëve për heqjen e çdo pengese ndaj ribashkimit dhe reduktimit të humbjeve nga të dyja palët. Dezertimet nga Tajvani në Fujian e ndodhur përpara ekspeditës ushtarake i detyroheshin pikërisht faktit që shumë tajvanezë «ju besuan zërave sipas të cilëve komandanti nuk pëlqente të vriste».

Dinastia Qing nuk synonte që të procedonte drejtpërsëdrejti me pushtimin e ishullit, por të ripushtonte sidomos Ishujt Penghu me qëllim që t’u shfrytëzonte centralitetin dhe t’i detyronte kështu separatistët për ribashkimin. «Si gjë të parë marrjen e Ishujve Penghu për t’u marrë frymën: atëhere gjërat do të jenë të qarta, lajmi do të përhapet dhe do të kalojmë në avantazh». Shi Lang ju përmbajt kësaj strategjie: priti favorin e erërave dhe pushtoi arqipelagun, ku u ndesh me forcat separatiste e udhëhequara nga Liu Guoxuan. Ky përfundoi duke u dorëzuar, duke i lëshuar Pekinit ishujt dhe iniciativën taktike e strategjike. Tajvanezët u tronditën nga humbja e Ishujve Penghu. Ushtria perandorake posedonte tani nkjë avantazh të qartë gjeografik, rrethanë që duke goditur moralin e trupave separatiste solli efektin e dëshiruar. Megjithëse Dinastia Qing kishte pësuar humbje të konsiderueshme, asnjë prej të burgosurve nuk u keqtrajtua. Përkundrazi, «u ndihmuan të gjithë ushtarakët e plagosur, që përfituan kura e barna dhe u kthyen të gjallë në Tajvan, ku e treguan trajtimin e marrë». Ishullorët e kuptuan kështu se nuk do të duhej të frikësoheshin për jetët e tyre në rast dorëzimi dhe se një rezistencë e tepruar do të ishte pak komode. Shpirti i separatistëve ishte tashmë përtokë dhe ruajtja e pavarësisë bëhej e pamundur. Duke i pranuar termat e proklamatës perandorake të 25 korrikut 1683, familja Zheng i dorëzoi kështu një bocë të dokumentit të dorëzimit zyrtar dinastisë. Pas kësaj, në gushtin e po këtij viti, Shi Lang zbarkoi në Tajvan. Popullsia e priti me rregull dhe me fëmijët pranë ardhjen e trupave perandorake. Bujqësia dhe tregëtia rifilluan të lulëzojnë si një herë e një kohë.

Politika e bashkimit të Tajvanit

Advertisement

Shi Lang i imponoi një disiplinë rreptë trupave të tij gjatë gjithë kohës kur këto pushtuan Tajvanin. Forcat perandorake u sollën me dinjitet dhe nuk u shkaktuan dëme civilëve, të cilët mbetën të impresionuar nga imazhi i kësaj «ushtrie legjitime». Ndërkohë, pasi u ka rezistuar me të gjitha forcat e tij tij ribashkimit, regjimi separatist e kapi momentin historik dhe ju nënshtrua Dinastisë Qing, duke shmangur gjakderdhje të mëtejshme nga të dyja palët. Ndërkaq, qeveria perandorake ushtroi një politike tolerance ndaj rivalëve, duke arritur të integrojë në rangjet e saj disa oficerë që qenë dorëzuar. Veç kësaj, Pekini e lehtësoi barrën fiskale dhe më në përgjithësi i garantoi stabilitet dhe qetësi ishullit qysh të nesërmen e ribashkimit. Përpara pushtimit të Tajvanit, i ndodhur në shtatorin e 1683, Shi Lang u kishte bërë një proklamatë të drejtëpërdrejtë ushtarakëve dhe civilëve tajvanezë, duke i ftuar për «dorëzimin paqësorr» dhe duke u premtuar atyre se «disiplina ushtarake do të respektohej rreptësisht», se «civilëve nuk do t’u prekej asnjë qime floku» dhe, duke ju dhënë fjalën e nderit se «synonte të shmangte çdo lloj humbjeje».

Në Proklamatën për Mirëqenien e Nënshtetasve Tajvanezë (Yu Taiwan an minsheng shi) e gushtit 1683, komandanti Qing kishzte deklaruar veç të tjerash se tarifat e nevojshme për mbajtjen e ushtrisë perandorake do të importoheshin nga Fujian dhe nuk do t’i nxirreshin banorëve të ishullit. Vetë mallrat që prisheshin më shpejt do të bliheshin në vend, ama me «një çmim aktual të plotë» dhe «pa lejuar që funksionarët t’i përvetësonin me pretekstin e gjendjes së tyre ose me forcë». «Duke ju frikësuar keqësimit të rendit publik në fshatrat ku këta kishin ngarkuar shpenzimet për ushtrinë duke i shkaktuar dëm mirëqenies së popullsisë», Shi Lang ndaloi që civilët tajvanezë t’i furnizonin trupat e tij dhe urdhëroi që të ndëshkoheshin pa mëshirë ndo funksionar vendor që do të guxonte të merrte përsipër shpenzimet ushtarake. Së fundi dekretoi se «as oficerët, as trupat nuk mund të pushtonin banesa civile apo të plaçkisnin prona në fshatra si plantacionet e kallamsheqerit» dhe i ndaloi ushtarët që të përziheshin me civilë. Komandanti Qing i mbajti premtimet e tij. Qe kështu që i fitoi zemrat e tajvanezëve.

Shi Lang e mori Tajvanin në dy muaj pas betejës së Penghu. Nëse ja arriti kjo qe falë përdorimit të strategjive ushtarake dhe administrative efikase, por edhe pse krerët separatistë u dorëzuan në momentin historik dhe ju nënshtruan Dinastisë Qing. Zheng Keshuang, Liu Guoxuan dhe Feng Xifan nuk patën zgjedhje tjetër përveç heqjes dorë nga rezistenca e tepruar dhe shmangur përpleshje e sakrifica të tjera. Edhe për këtë, pas bashkimit, qeveria perandorake adoptoi një politike tolerance ndaj separatistëve. Nëse anëtarët e familjes Zheng dhe ministrat kryesorë të tyre u transferuan në Pekin dhe, për pasojë, u neutralizuan, njëkohësisht mbi 45000 ushtarëve të thjeshtë tajvanezë ju lejua që të zgjidhnin nëse donin të rekrutoheshin në ushtrinë perandorake apo të ktheheshin në fshatrat e tyre të origjinës. Edhe anëtarëve të shtëpisë Zhu, domethënë të familjes perandorake Ming, që qenë strehuar në Tajvan, ju lejua që të rivendoseshin në provincat limitrofe dhe të kolonizonin territore të reja. Në vijim, qeveria do t’u jepte titullin Dukë (gong) trashëgimtarëve Koxinga dhe të Viskontit (bo) Feng Xifan e Liu Guoxuan. Ky i fundit, që kishte luajtur një rol thelbësor në dorëzimin e Tajvanit, «u emërua komandant i garnizonit Tianjin» dhe u bë një funksionar i fuqishëm. Në demonstrim të largpamësisë së Dinastisë Qing.

Politikat paqëtuese e pasluftës i dhanë frymëmarrje popullsisë së ishullit. Qysh nga momenti i marrjes së Penghu, Shi Lang kishte shpallur që Tajvani do të përjashtohej për 3 vite nga pagesa e taksave, për të favorizuar kështu rilançimin e ekonomisë vendore. Pas pushtimit, «banorët e të gjitha fshatrave e pritën njëri pas tjetrit takimin me trupat me ibrikë çaji». Komandanti Qing u bëri dhuratë veshje, stofëra dhe produkte të tjera. Kinezët e Tajvanit «këndonin dhe vallëzonin» bashkë me minorancat. Në vijim, Shi Lang liberalizoi «mbledhjen e drurit dhe transportin e drithërave e të zarzavateve nga dhe për Hong Kong e Macao», duke ruajtur resurset dhe rendin në ishull. Veç kësaj, qeveria perandorake pezulloi të gjitha haraçet e zakonshme e të jashtëzakonshme, duke e përmirësuar më tej jetën e tajvanezëve. Në vijim të bashkimit, Pekini krijoi në ishull aprate administrative dhe një garnizon prej 10000 ushtarësh të Stemës së Gjelbër, duke sanksionuar sistematizimin e kontrollit politik dhe ushtarak të dinastisë mbi ishull. Ekonomia tajvaneze filloi atëhere të rritet dhe kushtet e jetesës e popullsisë të përmirësohen, siç mund të vlerësojë një bashkëkohës i perandorëve Qianlong dhe Jiaqing (1796 – 1820): «Tajvani shtrihet në Detin Jugor për më shumë se 100 milje, toka është pjellore dhe prodhuese, populli i shumtë në numër dhe i mirëfurnizuar me gjithçka». Qysh në atë kohë ishulli ishte kështu një prej rajoneve më të pasura të perandorisë. Deri në pushtimin japonez, të ndodhur nën mbretërinë Guangxu (1875 – 1908), «tajvanezëve, popull i shumtë në numër dhe i kamur, nuk u mungonin as argjendi, as orizi».

Advertisement

Bashkimi i Tajvanit me Kinën nga ana e Dinastisë Qing i detyrohet kështu skaqeve historike dhe kërcënimit ndaj sigurisë të rajonit juglindor të perandorisë të përfaqësuar nga pavarësia e ishullit. Rasti për të proceduar konkretisht me aneksimin u krijuar nga forcimi i dinasitësë në vijim të shtypjes së revoltës si Tri Feudalëve, nga uniteti i ministrave Qing dhe nga shpërbërja e ngadaltë e familjes Zheng. Pekini përfitoi sa nga pajtimi, aq edhe nga instrumenti ushtarak, duke fituar zemrat e tajvanezëve dhe duke e realizuar bashkimin me shpejtësi dhe me një çmim të reduktuar. Në vijim, qeveria perandorake i dha rëndësi të madhe punës së paqëtimit, duke e siguruar bashkëjetësn e garnizoneve të sa me popullsinë vendase, duke u marrë me sistemimin e separatistëve që qenë dorëzuar, duke stimuluar zhvillimin ekonomik dhe duke siguruar rendin publik. Qe kjo politikë ajë që hodhi bazat dhe që krijoi kushtet për zhvillimin e mëtejshëm të Tajvanit.

Limes- Përgatiti: Armin Tirana

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy