Si Shtetet e Bashkuara, Kina, India, Pakistani dhe Rusia po rimodelojnë Azinë Jugore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si Shtetet e Bashkuara, Kina, India, Pakistani dhe Rusia po rimodelojnë Azinë Jugore

Është për t’u pritur që Shtetet e Bashkuara ta fryjnë të ashtuquajturin “kërcënim kinez” për të siguruar Indinë rreth impenjimit të saj në “Quad e vjetër”.

Nga Andrew Korbyko*

Azia Jugore është shfaqur si pikë konvergjence e interesave amerikane, kineze dhe ruse në funksion të tërheqjes ushtarake të Shteteve të Bashkuara nga Afganistani e parashikuar për 31 gusht, gjë që e bën këtë rajon gjeostrategjikisht më të rëndësishmin e botës. Këto tre fuqi të mëdha po punojnë fort për të plazmuar situatën këtu në bashkëpunim me dy palët e interesuara më të fuqishme: Indinë dhe Pakistanin. Ndërveprimet e shumta midis anëtarëve të këtij “kuinteti” në Azinë Jugore, duke pasur parasysh rëndësinë e rajonit, do ta influencojnë ndjeshëm të ardhmen e superkontinentit dhe, për pasojë, Luftën e Ftohtë të Re që është në zhvillim midis superfuqisë kineze dhe superfuqisë kineze. Analiza e mëposhtme synon që t’i thjeshtojë dinamikat komplekse në prëfitim të vëzhguesit mesatar dhe, për pasojë, t’i ndihmojë të gjithë që ta kuptojnë më mirë rëndësinë e asaj që po ndodh në këtë moment.

Situata po ndryshon me shpejtësi, por megjithatë është e mundur të identifikohen disa tendenca kryesore: tranzicioni i gjeopolitikës në gjeoekonomi, përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe të Rusisë për të bilancuar Indinë e Pakistanin dhe mikëpritja e matur e dhënë në komunitetin ndërkombëtar ndaj talibanëve nga Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia. Zhvillimet më të fundit dhe më të rëndësishme janë marrëveshja e shkurtit për të ndërtuar një hekurudhë Pakistan – Afganistan – Yzbekistan (PAKAFUZ), takimi rajonal i ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov në fillim të prillit, konferenca e Tashkentit e mesit të korrikut lidhur me interkonektivitetin midis Azisë Qendrërore dhe Azisë Jugore, “New Quad” i Shteteve të Bashkuara me shtetet e PAKAFUZ, udhëtimi në Indi i Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, vizitat e fundit e talibanëve në Kinë, udhëtimi i Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare të Pakistanit Moeed Yusuf dhe e Drejtorit të Përgjithshëm të ISI, gjeneral leitnant Faiz Hameed në Shtetet e Bashkuara.

Advertisement

Në renditjen me të cilën janë prëmendur, domethënia e tendencave kryesore është që: fuqitë e mëdja po përqëndrohen mbi një konkurrencë miqësore gjeo – ekonomike në zemër të tokës euraziatike, gjë që u kërkon Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë të bashkëpunojnë më ngushtë me Indinë dhe Pakistanin në këtë rajon, gjë që lehtësohet nga marrëdhëniet pragmatike që dy shtetet e para kanë vendosur me Kinën dhe me talibanët. Janë zhvillime të rëndësishme sepse: PAKAFUZ është krijuar për ta realizuar të gjithë këtë; këtë pramverë Rusia e ka rikalibruar me sukses ekuilibrin e strategjisë së saj për Azinë Jugore; të gjithë, përjashto Indinë, e mbështesin heshturazi PAKAFUZ; “New Quad” është provë e seriozitetit të impenjimit gjeo – ekonomik të marrë nga Shtetet e Bashkuara; këto të fundit duan të qetësojnë preokupimet e ushqyera nga India ndaj projektit të sipërcituar; talibanët do t’i mirëpresin investimet e Rrugës së Re të Mondafshit kineze dhe Pakistani do që t’i forcojë lidhjet e tij me Shtetet e Bashkuara.

Aktori i vetëm që mund ta percipitojë këtë skenar është India pasi ajo refuzon që të vendosë kontakte zyrtare me talibanët. Gjë që i çon të përjashtohet nga Trojka e Zgjeruar e Shteteve të Bashkuara, Kinës, Pakistanit dhe Rusisë në Afganistan, që u kërkon të gjitha pjesëmarrësve të formojnë lidhje me të dyja palët në luftë dhe që rrit rrezikun se mos New Delhi mund ta mbështesë ushtarakisht Kabulin me qëllim që ta zgjasë luftën e tij me prokurë kundër talibanëve në mënyrë që ta shtyjë definitivisht implementimin e parashikuar paslufte të projektit PAKAFUZ; pikërisht projekti që është prova më e prekshme e konvergjencës së interesave midis Shteteve të Bashkuara, Kinës, Pakistanit dhe Rusisë. Zgjidhja ideale do të ishte që India të inkurajohet nga aleatët amerikanë dhe rusë që të formojë lidhje zyrtare me talibanët në mënyrë që New Delhi të mund të marrë pjesë në Trojkën e Zgjeruar dhe, për pasojë, të mbrojë e të promovojë interesat ekonomike të saj.

Procesi i prirur që ta implementojë këtë propozim është në veprim, por rezultati final i tij është i paqartë prej faktit që India ndjehet shumë në siklet prek afrimit të kohëve të fundit të bërë nga aleati i saj historik rus në raport me talibanët dhe, veç kësaj, nuk i beson shumë qëllimeve strategjike të aleatit historik amerikan të saj për sa i përket “New Quad”, duke pasur parasysh rolin kyç që Pakistani luan në të. Veç kësaj, India frikësohet se mos shkaktonm një skandal politik në fushën e politikës së brendshme në rast se qeveria nacionaliste hindù e saj fillonte bisedime me vetë talibanët që për vite me radh i ka etiketuar si terroristë. Këtë frikëra i detyrohen faktit që strategjia rajonale e Indisë nuk ka evoluuar tërësisht akoma, duke u spostuar nga gjeopolitika tek gjeoekonomia, siç kanë bërë në fakt Shtetet e Bashkuara, Kina, Pakistani dhe Rusia, duke e bërë kështu një të huaj të paparashikuesuhme midis anëtarëve të këtij kuinteti, pasi promovimi i interesave gjeopolitike mund të minojë ato gjeoekonomike.

Kina dhe Pakistani nuk janë në gjendje të ushtrojnë një presion pozitiv ndaj Indisë, duke qenë se të dy janë rivalë me njërit tjetrin. Kështu që përgjegjësia bie mbi Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë. Është për t’u pritur fryrja e të ashtuquajturit “kërcënim kinez” me qëllim sigurimin e Indisë lidhur me impenjimin e tyre në “Old Quad”, qëllimi kryesor i të cilit është saktësisht ai i “frenimit” të Republikës Popullore. Kjo mund ta bindë Indinë se Shtetet e Bashkuara nuk synojnë që ta braktisin duke u bërë aleatë me Pakistanin në të ashtuquajturin “New Quad” të ngritur mbi gjeoekonominë. Për sa i përket Rusisë, është për t’u pritur që ajo të dyfishojë traktatet e saj gjeoekonomike të drejtuar nga India, duke e ftuar kështu që të investojë më shumë në rajonet arktike dhe në rajonet e pasura siberiane ruse me qëllim të demonstrimit aleatit historik të saj se as ajo nuk dëshiron ta braktisë New Delhi në favor të PAKAFUZ.

Advertisement

Shtetet e Bashkuara dhe Rzsia shpresojnë se aksionet gjeopolitike dhe gjeoekonomike jo të koordinuara të tyre, por gjithësesi të bëra në kohën e duhur, kundrejt Indisë të arrijnë që ta bindë të mos sillet si tekanjoze dhe, për pasojë, të mos sabotojë projektet që promovohen nëpërmjet PAKAFUZ. Gjithësesi, vëzhguesit cinikë kanë të drejtë kur nënvizojnë se Shtetet e Bashkuara mund të përfitojnë prej mundësisë së ofruar nga PAKAFUZ, kur ndërkohë India minon interesat ruse dhe kineze, që janë rivalët e Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, është me vend të nënvizohet se India ka shumë gjasa që nuk disponon kapacitete të mjaftueshme për ta bërë dhe, për pasojë, në të ardhmen Shtetet e Bashkuara do të duhet të konkurrojnë herët a vonë gjeoekonomikisht me këto dy shtete, gjë që shpjegon motivin për të cilin Shtetet e Bashkuara ka mundësi që nuk do të optojnë për këtë skenar.

Politikanët indianë do të duhet të mbajnë parasysh edhe faktin se duke e penguar PAKAFUZ nëpërmjet një lufte me prokurë kundër talibanëve, që do të promovohej duke asistuar ushtarakisht qeverinë e Kabulit, do të shkaktonte një krizë besimi me Rusinë, me pasoja strategjike të paparashikueshme në perspektivë pas mund ta shtyjnë Rusinë ta rikalibrojë ekuilibrizmin e saj në Azinë Jugore duke u afruar më tej me Pekinin, në rastin ku Moska fillon ta shohë Indinë si një shtet që promovon interesat amerikane të prirura që ta mbajnë zemrën e tokës euraziatike në një gjendje përçarjeje. Padyshim që ky skenar do të përbënet një avanatazh për Shtetet e Bashkuara, por për New Delhi do të ishte kundërprodhues. Veç kësaj, Shtetet e Bashkuara ndodhen në një pozicion strategjikisht të vështirë, pasi kërcënimet e përsëritura të të tyre për ta sanksionuar Indinë në rast se prcedon me blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore ruse S-400 rëndojnë si një shpatë Damokleu mbi kokën e New Delhi. […]

Në gjendjen aktuale, të gjitha këtë ndërveprime komplekse regjistrohen për më tepër në nivel bilateral, përpjekje politike multilaterale të Trojkës së Zgjeruar në Afganistan menjanë (Shtetet e Bashkuara, Kinë, Pakistan dhe Rusi). Në rastin më të mirë, këto katër shtete dhe India do të bashkoheshin në një institucion të vetëm të prirur që ta modelojë në mënyrë më efikase të ardhmen e Azisë Jugore. Kjo dë të kujtonte shpirtin e kuadrit bilateral të fuqive bërthamore që Andrey Sushentsov, eksperti shumë respektuar në Valdai Club, ka propozuar në qershor, por që kush shkruan po atë muaj ka theksuar se duhet të përfshijë edhe Pakistanin. Hapi i parë praktik në këtë drejtim do të regjistrohej në eventualitetin ku Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të arrinin ta bindnin Indinë që të krijonte lidhje zyrtare me talibanët dhe, për pasojë, të bashkohej Trojkës së Zgjeruar.

Kurdo që të ndodhte një gjë e tillë, ky kuintet mund ta zgjeronte më pas dimensionin e negociatave të tyre me qëllim që të diskutohet e ardhmja e “Azisë Jugore të Madhe”, që përfshin edhe Azinë Qendrore, duke qenë se PAKAFUZ, në aspektin strategjik, do të krijojë efektin e integrimit në një të këtyre dy rajoneve. Pa formimin e një institucioni apo të një platforme të përbashkët, e destinuar që të mbledhë aktorët kryesorë e Azisë Jugore, ndërveprimet reciproke të të rezultonin shumë të kufizuara, me rrezikun pasues e gjenerimit të kontradiktave kundërprodhuese ndaj interesave të përbashkëta të tyre. Edhe pse disa njerëz në Indi mund të mendojnë se interesat strategjike të tyre mund të mbrohen duke shkatërruar projektin e PAKAUFZ nga i cili India deri më tani ka qëndruar vullnetshëm e izoluar, pasi në fund të fundit kjo e fundit do të gjendej edhe më e izoluar nga të gjitha shtetet e interesuara për këtë projekt.

Advertisement

*Marrë nga gazeta pakistaneze Tribune

Përgatiti: Armin Tirana

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy