‘Si ujërat e zeza dhe mish i kalbur’: Njerëzit tregojnë se çfarë kanë përjetuar gjatë humbjes së nuhatjes nga Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
‘Si ujërat e zeza dhe mish i kalbur’: Njerëzit tregojnë se çfarë kanë përjetuar gjatë humbjes së nuhatjes nga Covid-19

Katër muaj pasi u sëmur me Covid-19, Anne-Héloise Dautel nuk mund të hante asgjë fare.

“Unë thjesht doja të villja dhe nuk duroja gjithçka rreth meje. Nuk e duroja dot as erën time. Bëja dush pesë herë në ditë. Kafeja, pasta e dhëmbëve, shampoja dhe mishi i pjekur ishin më të këqijat”,tregoj ajo.

E reja tregon se në kohën kur shkoi në spital, ajo peshonte vetëm 46 kg.

Humbja e rëndë në peshë dhe problemi i veshkave janë disa nga ndikimet e humbjes së nuhatjes dhe shijes, të cilat i lënë njerëzit të paaftë të hanë ose të pinë gjërat që i donin, si kafeja ose proshuta, sepse kanë erë si mish të kalbur ose ujëra të zeza.

Advertisement

Humbja e shijes ose nuhatjes u identifikua si një simptomë e Covid-it shumë herët në pandemi dhe ka prova në rritje që një numër i konsiderueshëm njerëzish vazhdojnë të zhvillojnë anomali afatgjata të shqisave të tyre.

“AbScent”, një organizatë jofitimprurëse për njerëzit me çrregullime të shijes dhe nuhatjes, tregon se këto anomali zinin një vend të vogël përpara pandemisë,  e ata kishin rreth 1500 anëtarë. Tani ajo ka 76,000 nga mbarë botën.

Shkencëtarët në Institutin Karolinska në Suedi publikuan javën e kaluar një studim që zbuloi se gati gjysma e njerëzve të infektuar që studioi në valën e parë kishin përjetuar vështirësi të nuhatjes, një gjendje e njohur si parosmia. Një e treta ishin më pak në gjendje të zbulonin aromat, sipas printimit të parakohshëm, i cili ende nuk është shqyrtuar nga kolegët.
Shumë të sëmurë nga parosmia dhe disgjeuzia – ndjenja e ndryshuar e shijes – filluan të përjetojnë gjendjen javë ose muaj pas shërimit nga Covid-19 thanë studiuesit. Disa kishin zhvilluar një humbje totale të nuhatjes – anosmi – dhe kishin filluar ta rikuperonin atë.

“Ndjeva se po çmendesha. Ata më mësuan të përpiqesha të kujtoja se si të nuhasja, “tha Dautel, një arkitekt 32-vjeçar që jeton në Londër dhe kaloi 10 javë në një spital në Rennes, Brittany, duke u trajtuar së bashku me pacientët me pacientët e tjerë.
Ellie Phillips, një prezantuese televizive dhe radioje, kishte kaluar Covid-19 në janar të vitit 2021 dhe më pas filloi të vinte re probleme katër muaj më vonë. 34-vjeçarja braktisi zakonin e saj të izolimit për të shkuar për kafe por për të u bë e padurueshme.
Miqtë e saj menduan se ajo duhet të ishte shtatzënë – shumë gra zhvillojnë neveri ndaj llojeve të ushqimit gjatë shtatzënisë.

Advertisement

“Ishte si ujërat e zeza dhe mishi i kalbur,” tha ajo.

Phillips humbi një peshë të konsiderueshme ndërsa mjekët u përpoqën të diagnostikonin sëmundjen e saj. Tani ajo po mbijeton me disa përzierje proteinash me kalori të lartë të destinuara për pacientët me kancer që kryejnë kimioterapi.
Rastet e tjera janë po aq shqetësuese për të sëmurët. Jane Cooper, një artiste dhe drejtore marketingu, thotë se shampoja ka erë si peshku i kalbur. Për javë të tëra ajo mendoi se një kafshë kishte ngordhur në banesën e saj.

Shumë i janë drejtuar për mbështetje Chrissi Kelly, e cila themeloi AbScent pasi u përpoq të rikuperonte shqisën e saj të nuhatjes pas një infeksioni viral në vitin 2012. Ajo ka financuar dhe kryer kërkime mbi gjendjen me Jane Parker në Universitetin Reading. Punimi i tyre më i fundit identifikoi 15 shkaktarë molekularë në kafe që shkaktojnë parosminë.
“Ndikimi i kësaj gjëje është edhe më i madh.Shpesh njerëzit nuk i besojnë, punëdhënësit nuk i besojnë dhe mendojnë se spekulojmë. Gjithashtu të nuhasësh është jetike,”shtoi Kelly.

Dautel tha se ajo pothuajse vdiq pasi la pianurën e saj të ndezur me gaz.
“Partnerja ime u kthye nga vrapi dhe filloi të më bërtiste që të dilja nga banesa.”

Advertisement

Nuk ka një kurë të njohur dhe megjithëse disa mendojnë se trajnimi i nuhatjes mund të jetë i dobishëm, ai nuk është vërtetuar klinikisht. Dautel mbetet optimist. Ajo ka filluar të shijojë sërish ushqimin, 15 muaj më vonë, dhe është përpjekur të përshkruajë aromat e papërshkrueshme që përjeton. (The Guardian, gazeta “Si”)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy