Situata në Kabul, SHBA dërgojnë 1000 trupa të tjera për sigurinë e aeroportit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Situata në Kabul, SHBA dërgojnë 1000 trupa të tjera për sigurinë e aeroportit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka miratuar dërgimin edhe të 1000 trupave ushtarake në Afganistan. Lajmin e bën të ditur CNN.

Me këto trupa, numri total i ushtarakëve amerikanë në Kabul do të shkojë së shpejti në 6000. Misioni i tyre kryesor do të jetë siguria e aeroportit të Kabulit, që shërben si pikë hyrëse për trupat dhe pikë dalëse për stafin e Ambasadës amerikane në këtë vend dhe të afganëve që po largohen.

Aktualisht, në Afganistan janë rreth 3000 trupa amerikane. Pranë aeroportit ka pasur incidente, por në asnjë prej tyre nuk kanë qenë të përfshirë trupat amerikane.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy