minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Situatë kaotike në Sudan, njerëzit të dëshpëruar për t’u larguar nga lufta - Struga.info


Situatë kaotike në Sudan, njerëzit të dëshpëruar për t’u larguar nga lufta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Situatë kaotike në Sudan, njerëzit të dëshpëruar për t’u larguar nga lufta

Ish-kryeministri i Sudanit, Abdalla Hamdok, ka paralajmëruar se konflikti në vendin e tij mund të bëhet më i ashpër se ai në Siri dhe Libi. Luftimet midis ushtrisë së rregullt dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake do të ishin një “makth” për botën nëse do të vazhdonin, theksoi  ai.

 

Këtë të diel zhurmat e avionëve luftarakë dhe kundërajrorëve janë dëgjuar mbi kryeqytetin Khartoum. Ushtria ka sulmuar nga të gjitha drejtimet, duke përdorur artileri të rëndë. Luftimet që nisën më 15 prill kanë lënë qindra të vdekur, ndërsa mijëra njerëz po largohen nga vendi.

 

Advertisement

Numri i viktimave të civilëve u rrit të shtunën në 411. Në disa zona brenda dhe përreth kryeqytetit, banorët kanë raportuar se dyqanet janë rihapur dhe normaliteti është kthyer gradualisht, ndërsa shkalla e luftimeve është zvogëluar pas armëpushimit. Por në zona të tjera civilet janë ende të tmerruar nga shpërthimet. Në javën e tretë, luftimet kanë shkaktuar 2,023 të plagosur në radhët e civilëve sipas sindikatës së mjekëve.

 

Ndërkohë, në portet e Sudanit ka skena kaotike ku njerëzit janë të dëshpëruar për të hipur në anije, disa prej të cilave janë nisur drejt Arabisë Saudite dhe Jemenit.

 

Advertisement

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur  se kishte përfunduar operacionin e saj të evakuimit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy