S’ka surpriza/ Bayern dhe Chelsea kualifikohen në çerekfinale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
S’ka surpriza/ Bayern dhe Chelsea kualifikohen në çerekfinale

Nuk ka surpriza. Chelsea dhe Bayern Munchen prenë dhe dy biletat e fundit për në cerekfinalen e Uefa Champions League. Dueli i fortë ishte ai anglo-spanjoll, Chelsea-Atletico Madridi ku dy ekipet luftuan deri në fund për tu kualifikuar në fazën tjetër. Mirëpo skuadra e Tuhel u tregua më e saktë në finalizim dhe në minutën e 34, Zijek kaloi në avanatazh anglezët duke ja bërë berë dhe më të vështirë administrimin e lojës spanjollëve.

Në pjesën e dytë skuadra e Diego Simoeones u zgjua disi por shpresat u zbehen ku Savic doli me karton të kuq dhe la skuadrën me 10 lojtarë. Nga ana tjetër anglezët përfituan nga superioriteti numerik dhe shënuan dhe golin e sigurisë në minutat e fundit të shtesës me anë të Emerson duke mbyllur gjithcka me rezultatin final 2-0.

Ndërkohë dhe në ndeshjen tjetër, kampionët në fuqi të Bayren Mynihut ndonëse e kishi siguraur kualifikim që në takimin e parë më atë fitore 4-1 dhe këtë herë bënë detyrën përballë Lazios. Gjermanët mundën me shifrat 2-1 skuadrën e Inzaghit më një lojë pa shumë histori.

Si fillim i përhershimi leëandofski kaloi në avanatzh skuarën me anë të një penalltie ndërsa në pjesën e dytë Choupe-Moting realizoi dhe golin e dytë për mbyllur llogaritë e kualifikimit. Nga ana tjetër italianët shkurtuan diferencat me Parolon në minutën e 82 por një gol që vlen vetëm për statistika pasi gjermanët kishin blinduar tashmë kualifikimin për në fazën tjetër.
Shorti për cerekfinalet e turneut do të hidhet këtë të premte në orën 12:00 në Nion të Zvicrës.

Advertisement

Ndeshjet u transmetuan ekskluzivisht në platformën “Tring”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy