Skandal i madh i kishës në Francë/ Mbi 216 mijë fëmijë janë abuzuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Skandal i madh i kishës në Francë/ Mbi 216 mijë fëmijë janë abuzuar

Rreth 216,000 fëmijë kanë qenë viktima të abuzimit nga anëtarët e klerit katolik në Francë që nga viti 1950.

Skandali u zbulua pas një hetimi të kërkuar nga kisha katolike franceze në vitin 2018.

Komisioni gjeti dëshmi për më shumë se 3 mijë abuzues në mesin e 115 mijë priftërinjve dhe klerikëve. Sipas raportit, shumica dërrmuese e viktimave ishin djem para-adoleshentë nga një larmi e gjerë e prejardhjeve shoqërore.

Ndërsa më tej nënvizohet se pas rrethit të familjes dhe miqve, kisha katolike është mjedisi që ka përhapjen më të lartë të dhunës seksuale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy