“S’kanë shkuar atje për piknik”, BE dënon prezencën ruse në kufijtë e Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“S’kanë shkuar atje për piknik”, BE dënon prezencën ruse në kufijtë e Ukrainës

Bashkimi Europian i bashkohet analizës së NATO-s të artikuluar nga sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, Jens Stoltenberg javën e shkuar për prezencën të stërmadhe të trupave ushtarakë rusë rreth Ukrainës dhe në Ukrainë.

Peter Stano, zëdhënesi i shefit të diplomacisë europiane, Josep Borrel, ka deklaruar , se shtetet anëtare të Bashkimit Europian shprehin shqetësim për prezencën tepër të madhe të trupave ushtarake dhe arsenalit ushtarak rus përrreth dhe në Ukrainë.

“ Një presencë e stërmadhe ushtarake në kufinjtë e një shtetit fqinj të Bashkimit Europian është totalisht e pajustifikueshme. Siç është shprehur edhe përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE-së, ata nuk janë aty për të pirë kafe, apo për piknik. Eshtë diçka shumë serioze. Nga pikëpamja jonë, nuk ka arsye për një përqëndrim të tillë të trupave dhe arsenaleve ushtarake. Ukraina nuk përbën asnjë rrezik. As Bashkimi Europian dhe as Perëndimi nuk kanë bërë asgjë për të krijuar përshtypjen se Rusia do të ishte e kërcënuar nga qëndrimi i Perëndimit, siç pretendojnë autoritetet ruse”, është shprehur Stano.

Ai ka shtjelluar më tej, se Bashkimi Europian është njohur në detaje me justifikimet ku bazohet presidenti rus , Vladimir Putin të përcjella në ligjëratë të drejtë, si dhe arsyetimin e tij: “ Bashkimi Europian është shumë i qartë dhe mesazhi ynë është një mesazh i koordinuar midis 27 shteteve anëtare që e kanë shqyrtuar disa here këtë çështje.

Advertisement

Kjo është e pajustifikueshme, e papranueshme dhe duhet të ndalet. Ne duhet të angazhohemi në dialog me Rusinë për të shqyrtuar çfarëdolloj arsye për qëndrimin që mban” ka deklaruar Peter Stano.

Lidhur me samitin e organizuar në Kinë, Bashkimi Europian mbështet takimet që promovojnë paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar dhe rendin multilateral dhe do të lëvrojë për forcimin e këtij rendi. /abcnews.al

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy